Kryetar i FKK-së: Me pikëllim te thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të ish-karateistit e trajnerit

Sporti

Kryetar i FKK-së: Me pikëllim te thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të ish-karateistit e trajnerit

Më: 4 korrik 2020 Në ora: 20:56
Kryetar i FKK-së: Me pikëllim te thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të ish-karateistit e trajnerit

Federata e Karatesë e Kosovës është e tronditur me vdekjen e ish karateistit Flamur Shasha.
“Me pikëllim te thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të ish-karateistit, trajnerit nga klubi i karatesë Ippon Peja Flamur Shasha.

I ndjeri ishte nder karateistët me mirë te gjeneratës se tij kosovare, ku ishte shumë i përkushtuar në karate.

Shasha ishte kampon i shumëfishte i Kosovës junior dhe seniorë dhe anëtar Përfaqësueses se Kosovës, ku ai kontriboj shumë në avancimin te karatesë pejane dhe kosovare se bashku me shumë bashkëgarues

Prandaj në emrin tim, te bordit drejtues te FKK-së trajnerëve, gjyqtarëve dhe gjithë komunitetit te karatesë kosovare u shprehu ngushëllimet me te sinqerta familjes Shasha qe do te mbetet çdo herë në kujtese e komunitet te karatesë mbare shqiptare”, thuhet në telegram ngushllimin e Ismet Krasniqit, kryetar i FKK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat