Pioli i kënaqur me fitoren: Tashmë jemi duke menduar për Juventusin

Sporti

Pioli i kënaqur me fitoren: Tashmë jemi duke menduar për Juventusin

Më: 5 korrik 2020 Në ora: 09:39
Stefano Pioli

Stefano Pioli nuk po humb kohën dhe tashmë ka filluar të mendojë për Juventusin.

Trajneri i Milan, Pioli, është shprehur i kënaqur me fitoren e skuadrës së tij kundër Lazio.

‘Rosoneri’ triumfuan 0:3 në kryeqytet kundër Lazios, duke bërë një befasi. Tashmë, Milan po mendojnë për Juventusin, bën të ditur Pioli.

“Skuadra luajti mirë. Jemi të kënaqur me fitoren, por me këtë kalendar të ngarkuar, tashmë kemi mendjen te Juventus”, ka thënë trajneri për ‘DAZN’.

“Ne e dimë pozitën tonë në tabelë dhe ne duhet të shtyjmë në këtë nivel. Kemi shpenzuar shumë energji sonte, por unë kisha reagim pozitiv nga të gjithë dhe kjo më ndihmon për zgjedhjet për lojën tjetër”, ka shtuar trajneri i Milan.

Skuadra e Milan tashmë është afruar shumë me Romën, dhe synon pozitën e pestë në Serie A, e cila dërgon direkt në Ligën e Evropës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat