Sporti shqiptar në kaos

Sporti

Sporti shqiptar në kaos

Më: 5 korrik 2020 Në ora: 18:19
Sporti shqiptar në kaos

Presidenti i Federatës Shqiptare të Mundjes, Martin Biba, kërkon që autoritetet sportive në vend, kryesosht KOKSH, të zgjohen nga “gjumi letargjik”, si pasojë e Covid-19, dhe të kryejnë detyrat e tyre. Në një status të gjatë në Facebook, ai analizon gjendjen dhe shigjeton përgjegjësit:

“Ka diskutime në këtë kohë pandemie se ku mund të ishin nivelet e përfaqësimit Olimpik në vendin tonë. Po, është e vërtetë që situata është një kaos total, KOKSH bën sikur s’dëgjon …, federatat sikur s’kuptojnë…., Qeveria sikur s’e ka mendjen, sepse ka punë të mëdha…, sporti në tërësi ka humbur rrugën dhe s’po gjen drejtim… Si do të bëjmë në këtë situatë?

Të rrimë dhe të heshtim, se kështu është mbase më mirë…, e dinë ata që kanë përfaqësi më mirë se ne…, ai flet me Presidentin … ky flet me K/ministrin, se ministren e kemi në tavë…,ti rri e hesht.., unë vazhdoj linjën me ndërkombëtarët, anëtarët janë dele e s’flasin dhe jemi në rregull. Lojrat Olimpike u shtynë, të tjerat i rregullojmë…., japim ca bursa dhe ndihmojmë sa të mundim te universiteti i sporteve etj… etj. Allishverish quhet situata për sportet olimpike! Situatë e padëshiruar! Kush mund t’ia hyjë kësaj gare për të përmbushur detyrimet statuore të asmblesë së fundit:

1- Krijimi i komisionit për menaxhimin e situatës, i cili përbëhet nga 1 anëtar i IOC, 2 nga asambleja, 1 nga KOKSH dhe 1 nga MASR. Dhe ky komision bën ndryshimet statutore, të cilat i kam kërkuar pikërisht unë dhe shumë anëtarë!
2- Asmableja Statutore e KOKSH dhe pastaj Asambleja Zgjedhore e gjithëpranuar!
3- Konstituimi i Organeve të reja të KOKSH!
4- Drejtimi dinjitoz i KOKSH dhe përmirësimi i klimës Olimpike Shqiptare!

Dikush e ka të vështirë të mos reagojë, por të tjerët duhet të ulërasin. Pse nuk ndodh asgjë në këtë vit paraolimpik për Shqipërinë? Heshtin si varreza me idenë inshalla po harrojnë e të vazhdojnë të vjedhin, siç kanë akuzuar njëri- tjetrin, President – Sekretar i Përgjithshëm i KOKSH e anëtarë të Komitetit të përzierë me komisione e administratë të KOKSH!

Sigurisht që rezultatet i japim ne si fedarata kombëtare, por ju jeni drejtuesit e zgjedhur nga ne o KOKSH dhe duhet të jepni llogari për çdo cent të shpenzuar. Deri tani keni dështuar! Zbatoni rezolutën ose do të përballeni me hapa të tjerë ligjorë e nuk do dini se kush e si t’ju ndihmojë më! Ka ardhur koha që federatat olimpike të marrin në dorë situatën, unë do bëj timen, kush do sportin olimpik të reagojë!.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat