Vajza që i frikëson meshkujt në Kosovë

Sporti

Vajza që i frikëson meshkujt në Kosovë

Nga: Kemajl Goca Më: 9 korrik 2020 Në ora: 16:32
Vajza që i frikëson meshkujt në Kosovë

Për bukuri është fjala e fundit ashtu thonë një numër i madh. Është sportistja më e mirë në sportin e karatesë në Kosovë dhe që synon medalje evropiane.

Është Fortesa Orana, reprezentuese e Kosovës, e cila përgatitet individualisht që të jetë në formë më të mirë për sfidat që e presin në kohën kur normalizohet gjendja nga Covid -19. 

Vajza me natyrë të qetë, me sjellje shembullore, por meshkujt frikësohen prej saj sikur prej  luaneshës, nuk guxojnë as që t’ia afrohen apo t’ia hedhin ndonjë fjalë!

Image

Sepse e njohin si sportiste dhe të sporteve luftarake, andaj iu shmangen ndonjë dajaku nga Fortesa, e cila nuk duron ndonjë fjalë të panevojshme apo palogjikë. Fundja, nuk iu jep çehre atyre që nuk i njeh mirë kush janë e çfarë kulture kanë! 
Fortesa respekton ata që e respektojnë dhe meritojnë respektin dhe ata që nuk e njohin respektin as që do mi njohur. 

Image

Misioni i saj është të bëhet gati për sfidat e mëdha ndërkombëtare dhe ta nderojë Kosovën kudo që paraqitet.

Image

Po i paraqesim disa foto të saj nga foto Ardi dhe përveç që tregojnë bukurinë edhe që është lindur për sporte luftarake.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat