Komandanti serb pyet policët: A e njihni ju Hajrullahun? Me një potez krejtve këtu na bën llom! Pastaj ndodhi katastrofa

Sporti

Komandanti serb pyet policët: A e njihni ju Hajrullahun? Me një potez krejtve këtu na bën llom! Pastaj ndodhi katastrofa

Nga: Kemajl Goca Më: 10 korrik 2020 Në ora: 15:44
Hajrullah Tërnava

Në vitet e 90-ta ka pasur zhvillime dramatike në Kosovë.  Serbia pushtuese ushtronte dhunë të paparë ndaj popullit shqiptar, dëboi punëtorët nga puna, studentët nga Universiteti i Prishtinës, sportistët nga stadiumet dhe palestrat sportive etj. 

Një emër i shquar, ish xhudist i mirënjohur, Hajrullah Tërnava, ish kryetar i Federatës së Xhudos së Kosovës, ishte halë në sy nga regjimi kriminal serb. 

Një moment trishtues ndodhi në vitet e 90-ta, filluan një grup që në numër ishin 10 dhe komandanti serb, Petroviqi në Vushtrri, ishte ish nxënës i Tërnavës më herët, fillon e ju mban ligjërata policëve serb, se kishte edhe të tillë që mbas largimit të policisë shqiptare i kishin mbushë policinë serbe ne numra dhe kishte nga mbarë Serbia e gjetiu.

Polici serb, iu drejtohet me fjalë policëve: A e njihni ju Hajrullah Tërnavën? Mbretëroj qetësia dhe aty mendon Tërnava se po do mu provokua qëndrimi i tij dhe karakteri i tij.

Image

Polici serb iu thotë: “Ky është kampion i shumëfishtë i Jugosllavisë dhe me një potez krejtve këtu na bën llom, edhe unë kam qenë nxënës i tij dhe kam ushtruar xhudo, prandaj e njoh mirë dhe keni konsideratë, të jeni të vëmendshëm”. 

Dy policë i urdhëron që të marrin në shenjë me snajperë që nëse ju reziston Tërnava me vra, kurse 8 të tjerëve iu kishte dhënë urdhër të ushtrojnë dhunë ndaj Tërnavës me palica dhe u dha urdhri nga ora 11 dhe deri ne ora 15.00 të përdoret dhunë. 

Tërnava aq shumë e kishin rrahë sa ishte mpirë dhe fare nuk ndjente më dhimbje, herë herë policët u lodheshin dhe kërkonin pauzë të pushojnë pakëz, ai iu drejtonte dhe i shante me nënë që Ternava s’po kërkon pushim e ju po kërkoni e duke i sharë në mënyrën më banale.

Përballë Tërnavës ishin Belegu dhe Mërkoja, që mundnin ta përcillnin nga dritaret, që ishin të mëdha anën e korridorit, në orën 15.00. 
Komandanti famëkeq, që ishte nxënësi i Tërnavës, që komandonte në këtë rast e merr urdhërinë që ta ndërpresin përdorimin e dhunës ndaj Tërnavës. Dhuna ishte ndërprerë, Tërnava iu drejtohet komandantit serb, Petroviqit, duke i thënë:  “Petroviq, a je i sigurt që me njeh?”  Aty mbretëroj qetësia! Petroviqi i përgjigjej:  “Po, si nuk ju njoh, që ju kam pas epror të lart dhe ju me keni mësuar xhudon”. Tërnava i rrahur keq, i thotë: “Mendo, a më njihni, apo më njihni ndryshe”.

Petroviqi i habitur ia ktheu:  “Si ndryshe?”. Tërnava i thotë direkt: ”Nëse me vijnë 5 minutat e mi në jetë, po ta jap besën që gërklanin kam me ta pre, a me dëgjove”,  kështu i bërtet Tërnava me një zë të lart! Petroviqi i drejtohet kryeshefit që i urdhëroj më e ndal dhunën ndaj Tërnavës, “Këqyre si po më kërcënon”.  Kryeshefi Janiçijeviq i cili ka qenë dikur punëtor i thjesht i asaj Akademie, kur ishte drejtor Tërnava, i drejtohet: “Tërnava, nga sot e më tutje e ki të ndaluar ardhjen në Vushtrri”.

Tërnava nuk duron e i thotë:  “Veç Zoti mundet me ma ndalue ardhjen në këtë qytet të Vushtrrisë se s’ka njeri që mundet mua me ma ndalue”. Kryeshefi nervozohet dhe i thotë Tërnavës disa fjale jo të rënda por  dha urdhër që ta liroj stacionin e policisë dhe Tërnava doli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat