MKRS dhe MSH ftojnë federatat sportive që t'u përmbahen masave dhe rekomandimeve

Sporti

MKRS dhe MSH ftojnë federatat sportive që t'u përmbahen masave dhe rekomandimeve

Më: 11 korrik 2020 Në ora: 21:33
MKRS dhe MSH ftojnë federatat sportive që tu përmbahen masave dhe rekomandimeve

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj dhe Ministrja e Kulturës, Rinisë e Sportit Vlora Dumoshi takuan sot kreun e Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani dhe drejtuesit e federatave të sporteve të Kosovës.

Sipas komunikatës ministrore, në këtë takim, Ministrat Zemaj e Dumoshi shprehën falënderimin e tyre për punën e drejtuesve të federatave përmes së cilës kanë ndikuar që aktivitetet sportive të liruara gjatë kësaj periudhë të pandemisë Covid-19, të zhvillohen në kushte që ofrojnë sa më shumë siguri për shëndetin e sportistëve në Kosovë.

Vendimi i marrë nga MSH dhe MKRS me federatat sportive kanë qenë vetëm respektimi i masave për parandalimin e përhapjes së virusit në mesin e komunitetit sportiv

“Ata i njoftuar krerët e federatave për nevojën që aktivitetet sportive të cilat janë në vijim t’i respektojnë me përgjegjësinë më të lartë masat e ndërmarra nga Qeveria e vendit dhe rekomandimet e IKSHPK-së, me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit në mesin e komunitetit sportiv, duke ditur rëndësinë që ka sporti për shëndetin”.

Në këtë frymë, përfaqësuesit e federatave kanë informuar për garat e përfunduara për këtë sezon dhe ato në zhvillim, sfidat dhe angazhimin që brenda kushteve të lejuara, të ketë siguri për sportistët dhe stafin përcjellës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat