E dhimbshme në familjen e sportistit të Kosovës, të shtunën vdes djali, të martën nëna!

Sporti

E dhimbshme në familjen e sportistit të Kosovës, të shtunën vdes djali, të martën nëna!

Nga: Kemajl Goca Më: 29 korrik 2020 Në ora: 13:28
E dhimbshme në familjen e sportistit të Kosovës, të shtunën vdes djali, të martën nëna!

Jeta është përplot sfida dhe të papritura. Të shtunën e 25 korrikut vdes sportisti i njohur i Kosovës, ish portieri i hendbollit dhe trajneri i KH Vjosa nga Shtimja, Afrim Qorrolli. 

Afrimi humbi betejën me Covid 19. 

Tre ditë më vonë, të martën (dje) e 28 korrikut vdes edhe nëna e Afrimit! Dhimbje e madhe në familjen Qorrolli e më gjerë,  të cilët janë nga  Rashinca e Shtimes! 

“Nëna e Afrimi nuk ka qenë e infektuar nga Covid 19, por ka pasur probleme tjera shëndetësore tash e një kohë”, ka bërë të ditur një mik i shtëpisë së tyre.

“Miq, shokë, familjar e dashamirë, ju njoftojmë se edhe gjyshja jonë iu bashkua djalit më të mirë të saj, që kurrë nuk deshti me e lanë vet!

Shkoi Ai i pari dhe po e pret atje në  qiell!
U prefsh në paqe, e ëmbla jonë!”, ka shkruar Vjosa Bilalli në profilin e saj në facebook.
Duhet theksuar se familja Qorrolli janë familje sportistësh, pasi që djali i Afrimit, Kastrioti, është futbollist i 2 Korrikut të Prishtinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat