Tronditëse, vogëlushja që vdiq sot! Trajneri i Kosovës i drejtohet mjekut: Na e qite tymin e tymi te ta mbuloft shpirtin tënd

Sporti

Tronditëse, vogëlushja që vdiq sot! Trajneri i Kosovës i drejtohet mjekut: Na e qite tymin e tymi te ta mbuloft shpirtin tënd

Nga: Më: 4 gusht 2020 Në ora: 23:02
Tronditëse, fëmija që vdiq sot! Trajneri i Kosovës: Do të dënoj përendia për pakujdesinë

Tronditëse, kjo është vogëlushja që vdiq sot! Trajneri i futbollit të Kosovës, Fidaim Haxhiu, i drejtohet një mjekut në vendin tonë duke akuzuar rëndë: Do të dënoj përendia për pakujdesinë! Rast i rëndë.  

"Tuana, zemra e dashur e familjes sonë, në të gjithë prisnim që me datë 11.08.2020 të ta festojmë ditëlindjen tende, e kjo festë u ndërpre në gjysmë edhe at nga dora e mjekut (...). 
Dora e tij e cila asnjëherë mos i përkthelt fëmijët e tij, Tuanës sonë ja ndali frymarrjen në gjysmë, ajo priste te shkonte në shkollë ai sot nuk e lejoi këtë.

Do te mallkojmë sa ta kesh frymën e fundit, do të dënoj perëndia për pakujdesin dhe mosnjohuritë tua o doktorr i mjer. 

Nesër do jetë në parajsë trupi i saj i njom, sytë e saj te shkruar asnjeherë nuk do i shofim më.
Na e qite tymin e tymi te ta mbuloft shpirtin tënd, i turpëruar do të jesh gjithmonë se vrave Tuanën tonë 7-vjeçare.
Zemra jonë e mirë ashtu siç të kemi dashur gjithmonë ashtu do te duam ma rreshtu. Pullumbesha jon fli e qetë në parajsën e qetë, Allau i don engjujt ti kete afër vetes”, shkruan Fidaimi në profilin e tij në facebook", duke akuzuar rëndë!
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat