Gara e fundit këtë sezon në Moto GP do të zhvillohet në Portimao.
Moto GP ka nisur më vonë këtë sezon, si pasojë e përhapjes së pandemisë Covid-19, kurse kalendari vazhdon të jetë akoma i pa përfunduar.
Megjithatë, faqja zyrtare e Moto GP sot njofton se është arritur marrëveshje edhe për garën e fundit të këtij sezoni.
Do të jetë pista e ‘Autodromo Internaciolan do Algarve’ ajo që organizon vikendin final.
Kjo do të jetë gara e 15-të që shtohet në kalendarin e 2020-ës në Moto GP.
Evenimenti në Portimao do të zë vend nga 20 deri më 22 nëntor të këtij fundviti.