Kështu i tha Lepa Brena sportistit të madh të Kosovës: Ti je...! I kishte habitur serbët dhe kroatët 

Sporti

Kështu i tha Lepa Brena sportistit të madh të Kosovës: Ti je...! I kishte habitur serbët dhe kroatët 

Nga: Kemajl Goca Më: 14 gusht 2020 Në ora: 14:13
Kështu i tha Lepa Brena sportistit të madh të Kosovës: Ti je...! I kishte habitur serbët dhe kroatët 

Viti 1984 do të mbetet si viti më i paharrueshëm për Sportistin e Shekullit, Aziz Salihu. 
Atëkohë, Zizi fitoi medaljen e bronztë olimpike në Los Anxhelos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës!

Një moment drithërues ka qenë në njërën nga diskotekat në Beograd, kur sportistët më të mirë të asaj kohe, ish boksierët e ish Jugosllavisë, u nderuan për suksese e në mesin e tyre ka qenë edhe Salihu.

Në atë ndejë ka qenë edhe këngëtarja më popullore në ish Jugosllavi, boshnjakja Fahreta Jahiq, e njohur si Lepa Brena. 

Image

Zizi në mes me Lepa Brenën

Ajo kishte kënduar e vallëzuar por në një moment i drejtohet Zizit: “Ti je sportisti më i mirë, më i bukuri në Jugosllavi”. Kjo e kishte lumturuar shumë Salihun atëkohë dhe edhe sot e mban mend at fjalën e bukur të saj.  Sportistët serbë e kroatë mbeten të habitur nga kjo fjalë e Lepa Brenës dhe paksa edhe e xhelozuan ish boksierin tonë.

Image

“Plot kemi qenë aty, kur me tha Lepa Brena: Zizi, ti je sportisti më i miri, ma i bukuri  në Jugosllavi”.  zbulon Salihu për gazetën Kombëtare “Bota sot”.

“Ajo ndejë ka qenë për sportistët e mëdhenj, por Lepa Brena kishte një respekt për mua dhe më kishte nderuar fortë me ato fjalë”, tha Salihu. Siç merret vesh në at ndejë, Lepa Brena më shumë u shoqërua në bisedë me Zizin sepse i shkonte fortë "muhabeti" me të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat