Sporti i Kosovës nuk shkon përpara me drejtorë politikë, që legjendat i shohin si kukulla lojërash e disa si repera! 

Sporti

Sporti i Kosovës nuk shkon përpara me drejtorë politikë, që legjendat i shohin si kukulla lojërash e disa si repera! 

Nga: Kemajl Goca Më: 15 gusht 2020 Në ora: 14:57
Sporti i Kosovës nuk shkon përpara me drejtorë politikë, që legjendat i shohin si kukulla lojërash e disa si repera! 

Opinion

Vazhdon ai avazi i vjetër pothuajse në shumë komuna të Kosovës! Kur i zgjedhin drejtorët e drejtorateve sportive nuk i zgjedhin ata që e meritojnë dhe që e ndjejnë sportin në shpirt, por emërojnë drejtor politik. Jo vetëm në komuna! 

Kosovës i duhen njerëz në drejtoritë sportive dhe kudo tjetër, që dinë e kanë ide dhe e çojnë sportin përpara! Sporti i Kosovës nuk shkon përpara me drejtorë politikë, që legjendat i shohin si kukulla lojërash dhe repera apo për t’u zbavitur! Ose siç thotë një emër i njohur i sportit: Janë mbetur në arkiva! 

Sporti është shkencë dhe aty duhet njerëz që e njohin mirë këtë sektor, jo sa për të emëruar një drejtor politik dhe gajle e madhe, se sport është!

Sporti është sektori më i rëndësishëm, nuk është sektor për të bërë hajgare si po vazhdojnë në shtetin tonë. Shtetet më të mëdha në botë por edhe ato mesatare po mburren me sportet e tyre, ndërsa në Kosovë, hiq xhudos me krenarinë e kombit shqiptar, Majlinda Kelmendi, që kanë fituar të gjitha trofetë e mundshme në botë,  dhe kombëtarja e Kosovës në futboll që po tregon rezultate, telashet nuk po sosen në sporte tjera dhe nëpër komuna. Po shuhet sot ky klub, po shuhet nesër!

Edhe legjendat e sportit, bëheni një herë të mençur, refuzoni ata që nuk dinë se çka është sporti as mos u takoni me ta, punë e madhe pse e ka postin drejtor e nuk ka kurrfarë karriere sportive! Mos e njollosni veten me u taku me dikë që as historinë nuk ua dinë, mendon që Legjenda ka qenë një reper dhe jo një futbollist apo hendbollist, ose basketbolliste ose boksier kulminant.

Edhe në shumicën e klubeve, mendoni për veten e juaj, nuk iu duhen në klube njerëz me kravata e nuk japin para por që investojnë! Nuk shkon kështu, fundja u kënaqem t’u pi kafe e shkatërruam sportin!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat