Nezaj i drejtohet ministres Vlora Dumoshi dhe presidentit të KOK-ut, Besim Hasani: Nderoni tre emra të mëdhenj 

Sporti

Nezaj i drejtohet ministres Vlora Dumoshi dhe presidentit të KOK-ut, Besim Hasani: Nderoni tre emra të mëdhenj 

Nga: K.G. Më: 18 gusht 2020 Në ora: 14:24
Nezaj i drejtohet ministres Vlora Dumoshi dhe presidentit të KOK-ut, Besim Hasani: Nderoni tre emra të mëdhenj 

Halit Nezaj, menaxher për media në sportet luftarake në diasporë, i drejtohet me një letër të hapur institucioneve të Kosovës.

“E nderuara ministresha e Sportit dhe e Kulturës Vlora Dumoshi meqë njihem unë si ambasadori i boksit dhe kikboksit në Diasporë dhe kujdesem për menaxhimin e shumë sportistëve shqiptar pothuajse në gjithë botën, kam kërkuar nga Qeveria, që ti nderojmë këta 3 persona: Azem Maksutaj, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, me çmimin më të lartë të Kosovës ˝Skënderbeu¨ po ashtu kam kërkuar nga KOK që të bëjnë kërkesë në Qeverinë për këtë çmim.

Puna ime e gjatë e një gazetari sportiv të pavarur në diasporë, një menaxher i suksesit të madh në media dhe marketing po ashtu këshilltar psikologjik i sportit, më shkon ndërmend për çdo sportist me merita të mëdha, që t’i nderojmë. Këta sportistë kanë dhuruar popullit Shqiptar dinjitet dhe shpresë për të jetuar.

Ju lutem juve dhe KOK  dhe z. Hasani të më ktheni përgjigjet. Me nderime Halit Nezaj apo King Lita siç më quaj populli im shqiptar”, ka shkruar Nezaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat