Baki Desku: Me brengosë moskujdesi institucional dhe statusi jo i rregulluar për trajnerët dhe sportistët 

Sporti

Baki Desku: Me brengosë moskujdesi institucional dhe statusi jo i rregulluar për trajnerët dhe sportistët 

Më: 2 shtator 2020 Në ora: 17:34
Baki Desku: Me brengosë moskujdesi institucional dhe statusi jo i rregulluar për trajnerët dhe sportistët 

Klubi i karatesë Arena nga Peja me gjithë telashet që po ballafaqohet në kohë të pandemisë, pretendojnë rezultate sa më të mira! Trajneri Baki Desku, njëherësh instruktor i mirënjohur, tha se si në çdo vend të botës edhe Kosova po përballet me një problem të madh dhe të njohur botërisht, siç është koronavirusi!

Desku ankohet edhe për institucionet sportive, sipas tij, nuk po i ndihmojnë sportet sa duhet, sidomos kategorinë e seniorëve.

“Bota sot”: Z. Desku, si shkon ecuria në klubin e karatesë Arena?
Baki Desku:
Për fillim ju tregoj që isha trajner në klubin e karatesë Peja për 20 vite me radhë, gjerë në shtator të vitin 2013 kur dhash dorëheqja nga pozita e trajnerit, kurse ne dhjetor të vitit 2013 duke parë se qyteti i Pejës ka talent dhe nevojë edhe për një klub tjetër, me qëllim për masovizim të karatesë, vendosa dhe hapa klubin e  karatesë Arena.

Image

Si çdo fillim ishte i vështirë, por për mua ishte edhe më vështirë sepse edhe pas shumë kërkesave të prindërve të nxënësve, ish garues për t’u anëtarësuar në klubin tonë, unë refuzova me këmbëngulje për të marr nxënës apo garues të gatshëm, sepse qëllimi im ishte të pranoi nxënës të rinj për t’i kalitë dhe për ti bërë kampion nga zeroja. Gradualisht klubi filloj të konsolidohej falë miqve dhe shokëve të cilët me përkrahën dhe ndihmuan, dhe me punë e përkushtim profesional arritëm pas gjashtë muajve të sjellim medaljet e para klubit dhe qytetit tonë.

Image

“Bota sot”: . Çfarë i duhet më shumë klubit?
Baki Desku:
Klubit tonë dhe të gjitha klubeve në Pejë ju duhet përkujdesje, ndihmë materiale, infrastrukturore e morale institucionale edhe me të madhe. Klubet pejane nga drejtorati i sportit ndihmohen apo përkrahen shumë pak materialisht, zakonisht ndahen mjete simbolike shumë të vogla që nuk plotësojnë as kushtet elementare për zhvillimin e garave në plan-programin vjetor, dhe mjetet në drejtorat të sportit ndahen sipas tekeve dhe në mënyrë jo të drejtë dhe jotranparante, ku shumica e klubeve që janë me suksese më të mëdha dhe janë aktive gjatë edicionit të garave, ato klube dëmtohen më së shumti, duke ju nda mjete shumë me pak se klubet që janë pasive.

Image

Kështu që falë prindërve të nxënësve të cilët investojnë në fëmijët e tyre, dhe ne si trajnerë nga mjetet tona personale mbulojmë një pjesë të shpenzimeve. Po ashtu klubeve që kanë suksese ju duhet ndihmë infrastrukturore, të ju mundësohen objektet sportive sallat e shkollave të ju dedikohet dhe të kenë përparësi klubet aktive e jo t’ju jepet ne shfrytëzim ekipeve rekreative që nuk garojnë.     

Image

“Bota sot”:  A ka talent dhe sa jeni të kënaqur me numrin e garuesve?
Baki Desku:
Dihet që qyteti i Pejës ka traditë për sportet luftarake, e posaçërisht karatenë, sepse në Pejë karateja ne vitet e 80-90 ishte vatër e karateistëve elitare të asaj kohe, por edhe pas viteve të 90-ta, andaj talente ka vazhdimisht por duhet të kaliten dhe të punohet në mënyrë profesionale.

Image

Sa i përket numrit të garuesve jemi të kënaqur deri diku, por duhet të ceket që në të gjitha klubet e Kosovës garues seniorë ka gjithnjë e më pak sepse shteti nuk po investon ne sportist seniorë dhe shumica e tyre po braktisin sportin për të ekzistuar dhe për ti ndihmuar familjet e tyre.

“Bota sot”: Çfarë synoni?
Baki Desku
: Ne si klub për gjashtë vite funsionimi, tani në bazë të sukseseve jemi në mesin e klubeve më të suksesshme të qytetit të Pejës, kemi garues të cilët ishin në grupin e më të mirëve në Federatën e Karatesë së Kosovës në përzgjedhje të sportistit të vitit. Synimi dhen aspiratat e çdo trajneri janë sukseset kulminante, jemi duke punu në mënyrë profesionale me një gjeneratë të mrekullueshme të nxënësve të cilët kanë rezultate të mira por pa përkrahjen institucionale e shtetërore, KOK-ut, drejtoratit të komunës etj. është vështirë të arrihen sukseset e dëshiruara.

“Bota sot”: Çfarë iu brengos më së shumti?
Baki Desku:
Më së shumti me brengosë moskujdesi institucional dhe statusi jo i rregulluar për trajnerët dhe sportistët, dihet që shumë nga ne trajnerë merremi që 3 dekada me klube dhe mbajtëm gjallë sportin edhe në kohërat më të vështira duke u kërcënuar nga okupatori edhe me jetë, por shteti nuk na rregulloj statusin e merituar e ne akoma punojmë në mënyrë volluntere dhe pa asnjë benefit material apo ndihme institucionale. Andaj kjo është degradimi më i madh për ne trajnerët e gjeneratës së Republikës.

“Bota sot”: Cilat janë telashe që ballafaqohet KK Arena Pejë për çdo vit?
Baki Desku:
Telashet më të mëdha i potencova edhe më lartë dhe dihen ato janë: Ndihma materiale nga shteti dhe institucionet e cila është kryesorja, kushtet për mbarëvajtjen e stërvitjeve, mungesa e infrastrukturës dhe kujdesi nga organet përgjegjëse.

“Bota sot”: Po koha e pandemisë, ka shkaktuar kokëçarje e probleme?
Baki Desku:
Po si në gjithë botën pandemia e bëri të vetën duke shkaktu probleme globale në çdo gjë, po ashtu edhe në sport, në fillim vit filluam furishëm duke e përgatitë për edicionin e ri dhe startuam shkëlqyeshëm në gara duke nxjerrë një kampion dhe medalist të tjerë, por në mars obligativisht u ndërprenë aktivitetet sportive gjerë në qershor, ku filluam përsëri, duke kthye përformancën e përgatitjen fizike të nxënësve, por pak pak kohë përsëri nga MSH. dhe KOK-u u detyruam ti ndërprejmë. Kurse tani problemi më i madh është sepse përgjegjësitë për sport MKRS dhe KOK-u nuk kanë marr asnjë iniciativë, apo plan konkret si  vendet e rajonit për të dalur nga kjo krizë dhe nuk kanë gjetur mënyrën e rifillimit te aktivitetet sportive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat