Goditet rëndë Gjokoviqi pas turpit me femrën gjyqtare, kjo i tërbon serbët! Ja kujtojnë Tijuanan

Sporti

Goditet rëndë Gjokoviqi pas turpit me femrën gjyqtare, kjo i tërbon serbët! Ja kujtojnë Tijuanan

Nga: Kemajl Goca Më: 16 shtator 2020 Në ora: 17:52
Gjokoviqin e kanë paraqitur se e ka vendin prapa grilave dhe jo në liri

Bota e civilizuar është e tronditur me gjestin e turpshëm të tenistit nacionalist serb, Novak Gjokoviq!

Gjoka nuk shihet me sy të mirë nga bota e qytetëruar, sidomos kur në mënyrë të pakontrolluar e goditi në fyt gjyqtaren amerikane në turneun prestigjioz “US Open”.  Gjyqtarja përjetoi tmerrin kur u godit në fyt, ndërsa Gjokoviq u përjashtua nga turneu për këtë gjest të turpshëm.    

Media serbe, “Informer”, është tërbuar me një video vizatimore ku Gjokoviqin e kanë paraqitur se e ka vendin prapa grilave dhe jo në liri.

Image

Ja çfarë shkruan media serbe mes të tjera: “Tenisti i parë në botë, Novak Gjokoviq, u shkualifikua nga US Open sepse ai aksidentalisht goditi me top gjyqtarin e linjës.

Për ditë me radhë, asi ynë ka qenë shënjestër e sulmeve nga media botërore, megjithëse Novak nuk kishte ndërmend të lëndonte gjyqtarin Laura Clark.

Jo një numër i vogël i atyre që thonë se Novak e bëri atë me një qëllim si i tërbuar. Në video paraqitën Gjokoviqin në burgun e Tijuanas (Meksikë), ku rojet ndoshta po imagjinojnë se si të copëtojnë një lojtar serb të tenisit”. 

Gjestin e Gjokoviqit nuk mund ta lajë askush as me sapunin me të shtrenjtë në botë sepse ka qenë një gjest i turpshëm i tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat