Tre shqiptarë që fituan medalje olimpike në vitin 1984 në Amerikë! 

Sporti

Tre shqiptarë që fituan medalje olimpike në vitin 1984 në Amerikë! 

Nga: Kemajl Goca Më: 18 shtator 2020 Në ora: 12:33
Shaban Tërstena

Në vitin 1984, tre shqiptarë fituan medalje në Lojërat Olimpike që u mbajtën në Los Anxhelos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Shaban Tërstena shkëlqeu në mundje në 52 kilogram, duke fituar medaljen e artë olimpike për ish Jugosllavinë!    

Po në Los Anxhelos kemi edhe dy medalistë të bronztë. Boksieri Aziz Salihu në kategorinë e rëndë dhe Shaban Sejdiu në mundje në kategorinë 74 kg. Tre shqiptarë me medalje në vitin 1984!

Image

Shaban Sejdiu

“Në Lojërat Olimpike të 23-të, të cilat u mbajtën nga 28 korriku deri në 12 gusht, Jugosllavia u përfaqësua nga 140 sportistë në 16 sporte.

Image

Aziz Salihu dhe Shaban Tërstena

18 medalje u fituan, kështu që Jugosllavia atëherë zuri vendin e 9-të në listën e fituesve të medaljeve. Në ceremoninë e hapjes, flamuri u mbajt nga basketbollisti Drazhen Delipagiq”, kështu shkruan “Hotsport".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat