Derdhi lot për një shtëpi dhe makinë! Plas sherri mes...

Sporti

Derdhi lot për një shtëpi dhe makinë! Plas sherri mes...

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 19:15
Derdhi lot për një shtëpi dhe makinë! Plas sherri mes...

Teksa vuan dhimbjen e humbjes së bashkëshortit Kobi Brajant dhe vajzës Xhanëm, Vanesa Brajant po përballet edhe një problem tjetër. Jeta e saj personale mori një kthesë tronditëse pas humbjes së legjendës së Lakers.

Nëna e Vanesës, Sofia Laine pretendoi se vajza e saj e dëboi nga shtëpia e tyre dhe i kërkoi t’i kthente makinën. Pas intervistës “pikëlluese” të mamasë së saj ku u shfaq e përlotur, ajo iu është përgjigjur pretendimeve duke thënë se: “Bashkëshorti dhe vajza ime vdiqën papritur. Megjithatë nëna ime kishte guximin që të bënte një intervistë televizive duke folur negativisht për mua ndërsa derdhte lot për një makinë dhe një shtëpi që nuk ishin në emrin e saj.”

Më pas akuzoi të ëmën se ka shitur çdo gjë që Vanesa Brajant i ka blerë për tu dukur sikur ajo nuk e mbështet financiarisht. Ndërsa theksoi se ajo së bashku me Kobi Brajant e kanë mbajtur me të ardhura për 20 vitet e fundit.

“Ajo ka larguar të gjitha stolitë e saj me diamante, ka zbrazur apartamentin që i kam siguruar dhe ka zhvendosur mobilet që të duket sikur nuk ka mbështetjen time. Burri im dhe unë e kemi mbështetur atë financiarisht për 20 vitet e fundit dhe vazhdojmë ta bëjmë këtë, përveç ushqimit të saj mujor,”- u shpreh Vanesa.

38-vjeçarja tregoi anën e saj të historike duke theksuar se: “Sofia nuk ka qenë e pranishme fizikisht dhe as nuk i ka mbështetur emocionalisht, mua dhe vajzat e mia Natalia, 17 vjeç, Bianka, tre vjeç dhe Capri, një vjeç, që pas vdekjes së Kobi dhe Xhixhit.”

Ajo përfundoi deklaratën e saj duke thënë: “Tani e shoh se çfarë është e rëndësishme për të dhe është shumë e dhimbshme. Shpresoj që gjithçka që do të dalë në lidhje me marrëdhënien tonë personale të përfundojë këtun (panoramaplus).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat