Zëvendësministri i MKRS-ës: Do të ndajmë pensione për veteranët e sportit

Sporti

Zëvendësministri i MKRS-ës: Do të ndajmë pensione për veteranët e sportit

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 09:26
Arber Grabovci

Arber Grabovci, zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka thënë se janë duke punuar sa më shumë në infrastrukturën e sportit në vend.

“Jemi nisur nga një pozicion shumë i vështirë me një infrastrukturë jo të mirë të sportit në vend, ne si MKRS-së jemi duke investuar në infrastrukturë dhe duke dhënë donacione aty ku mundemi dhe ka nevojë”.

Grabovci deklaruar në Sytë Shtatë se do të bëjnë pensione për veteranët e sportit në Kosovë.

“Me ministren kemi filluar takimet me disa prej emrave eminentë të sportit që të gjejmë një zgjidhje që ata të kenë një pension, i cili do të ishte adekuat për të vazhduar jetën e tyre”.

“Ne kemi krijuar një listë të këtyre sportistëve që pritet të marrin këto pensione. Me fillimin e vitit të ardhshëm do ta kishim më të qartë situatën, ku të fillojmë të ndajmë pensione për një pjesë të këtij grupi. Dhe më pas do të vazhdojmë edhe me pjesën tjetër”, ka thënë Grabovci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat