Besim Hasani dhe Ibër Alaj, kush duhet të luftojë për sportin e Kosovës, na tregoni të paktën!

Sporti

Besim Hasani dhe Ibër Alaj, kush duhet të luftojë për sportin e Kosovës, na tregoni të paktën!

Nga: Kemajl Goca Më: 6 nëntor 2020 Në ora: 17:26
Besim Hasani dhe Ibër Alaj, kush duhet të luftojë për sportin e Kosovës, na tregoni të paktën!

Dikush duhet të luftojë për sportin e Kosovës. Dikush duhet të bërtet për sportin e Kosovës. Dikush duhet ta rrah tavolinën për sportin e Kosovës!  

Besim Hasani, kryetar i Komitetit Olimpik të Kosovës dhe Ibër Alaj, ushtrues i detyrës së sekretarit të përgjithshëm në Ministrinë për Kulturë, Rini dhe Sport, a thua kush duhet të luftojë për sportistët tanë?

Në krejt botën po zhvillohet sportet me dorë në ambientet të mbyllura dhe sipas protokollit, pa shikues. Në Kosovë do të luhet vetëm futboll dhe jo edhe sportet tjera siç janë edhe basketbolli, hendbolli, volejbolli etj. Kështu u tha sot! 

“Në bazë të vendimit të Qeverisë, pezullohen aktivitetet sportive. Vendimi ka të bëjë me aktivitetet në palestra, jo me ato në ambient të hapur. Pra futbolli lejohet”, ka thënë Alaj.

Asnjë sportist sa e dimë nuk është i infektuar deri me tash, të paktën deri me tash, atëherë pse sporti mos t’i vazhdojnë garat ashtu siç ka qenë duke  i zhvilluar me masat rigoroze! Pse shtyhen për një javë nuk është punë e madhe. Hasani dhe Alaj, luftoni për sportin sepse as Franca as Anglia as Kroacia etj. nuk i ka ndalur garat sportive!

Tek ne sportet me dorë, për të shtunën dhe të dielën janë pezulluar, por duhet të luftoni që ato të zhvillohen! Nëse një sportist dhe sportiste është infektuar, izolohet, të tjerët luajnë! Merreni shembullin e botës perëndimore! KOK-u, a ka të drejt me mbajt seminare? Jo nuk ka të drejtë! 

Edhe sportistët dojnë me ngrënë bukë, edhe ata kanë fëmijë, kanë familje, edhe ata kanë shpirt, edhe ata kanë obligime edhe ata duan të jetojnë, edhe ata duan të kenë paranë e vet dhe jo vetëm ata që mbajnë seminare në KOK! Boll më me këto seminare, boll më. Anuloni edhe seminaret!  O shteti im, lufto për sportist, mos i varros! 

Atëherë pezulloni edhe seminaret e KOK-ut! Tanë verën me seminare, kujt se ka kërcitur për sport, kjo nuk është mirë! Sporti profesionist nuk hy në kategorinë e seminareve dhe as me mbjellë fidane, është sport profesionist! Kuptojeni! Luftoni bre për sport, mos e varrosni! Mendoni për sport, tregoni Qeverisë se sporti është primar dhe duhet të zhvillohet si në të gjithë botën me rregullat të ashpra ashtu si e parasheh protokolli!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat