Moderatorja shqiptare ka pasur kontakt dhe nëse mund të ketë një histori dashurie mes tyre

Sporti

Moderatorja shqiptare ka pasur kontakt dhe nëse mund të ketë një histori dashurie mes tyre

Më: 7 nëntor 2020 Në ora: 14:26
Moderatorja shqiptare ka pasur kontakt dhe nëse mund të ketë një histori dashurie mes tyre

DJ Snake pak ditë më parë tregoi se është i fiksuar mbas femrave shqiptare. Fillimisht, ai komentoi në fotot e Marina Vjollcës dhe më pas tek moderatorja e sportit Lei Kraja.

Ajo publikoi një video para se të niste emisioni i saj “Sport Time”, që i ra në sy edhe Dj Snake, i cili i komentoi me të njëjtin emoji që i komentoi Marinës.

Moderatorja në një intervistë për Panoramaplus është shprehur se i bëri përshtypje komenti i DJ me famë botërore, por sipas saj kjo ndodhi për shkak të globalizmit të botës.

Lei Kraja rrëfeu se nuk kanë shkëmbyer mesazhe me njëri-tjetrin dhe mes tyre s’mund të ketë histori dashurie.

Ndërsa nuk ka asnjë mendim për pamjen e tij.

Kalojmë te situatat e bukura më mirë! Një prej tyre ishte lajmi që u shpërnda me shpjtësi për shkak se të kishte komentuar në “Instagram” Dj Snake i famshëm. Të ka shkruar privatisht dhe ç’mesazhe shkëmbyet?

Lei Kraja: Më bëri përshtypje, po tashmë ndodh duke qenë që është globalizuar bota dhe është ngushtuar nëpër rrjete sociale. “Noooo”, nuk më ka shkruar!

Realisht të pëlqen si pamje e si artist dhe a mund të ketë një histori mes jush?

Lei Kraja: S’kam ndonjë mendim për pamjen, dhe “nooo, of course not! Just a comment come on!”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat