Kur je vetëm në shtëpi e mban prezervativin?, ish-moderatorja sportive shqiptare shpërthen ndaj policisë

Sporti

Kur je vetëm në shtëpi e mban prezervativin?, ish-moderatorja sportive shqiptare shpërthen ndaj policisë

Më: 12 nëntor 2020 Në ora: 12:07
“Kur je vetëm në shtëpi e mban prezervativin?”, ish-moderatorja sportive shqiptare shpërthen ndaj policisë

Ish- moderatorja sportive e “Pressing”, Einxhel Shkira është revoltuar në rrjetet sociale pasi u ndalua mbrëmjen e djeshme dhe u gjobit se theu dy rregullat e vendosura nga Qeveria shqiptare për ndalimin e qarkullimit pas orës 22:00 deri në 6:00 të mëngjesit.

Bukuroshja seksi, u ndëshkua pasi u kap nga patrulla e policisë duke ecur në rrugë pa maskë pas orën 22:00.

Ajo u shpreh se e ka kaluar koronavirusin, ndaj nuk përbën rrezik për të infektuar të tjerët, gjithashtu edhe në rrugë po ecte e vetëm dhe pranë saj s’kishte njerëz.

“Ky muhabeti i karantinës në orën 22:00 paska qenë serioze, s’paska qenë një shaka. Sepse sapo kalova dy patrulla, të parës i shpëtova pa marrë gjobë sepse para meje ishin dy çuna dhe një grua që po merrnin gjobë dhe unë rrëshqita anash si skuthe dhe bëra sikur nuk i pashë dhe të dytën tek lagjia ku më thanë që sapo kisha bërë dy shkelje, kisha kaluar orarin dhe s’kisha maskë.

Nëse unë e kam kaluar COVID dhe s’ka kush të ma ngjisë dhe kujt t’ia ngjis pse duhet ta mbaj maskën? Dhe nëse unë jam vetën në rrugë, pse duhet ta mbaj maskën? Ti kur je vetëm në shtëpi, e përdor prezervativin,”- u shpreh Einxhel Shkira.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat