Pezullohet 162 ndeshje për doping

Sporti

Pezullohet 162 ndeshje për doping

Më: 19 nëntor 2020 Në ora: 11:42
Pezullohet 162 ndeshje për doping

Një skualifikim prej 162 ndeshjesh, aq sa zhvillohen në total gjatë një sezoni të rregullt në sportin e bejzbollit në Mlb (Major League Baseball) në Amerikë. Është ky dënimi që ka marrë sot sportisti 38-vjeçar Robinson Cano, që luan me skuadrën nju-jorkeze të York Mets, një nga yjet e këtij sporti.

Sportisti domenikan, pjesëmarrës 8 herë në ndeshjen e “All Stars”, ka dalë pozitiv me stanozolol, një steroid anabolizues. Kjo ishte hera e dytë që ai dilte pozitiv pas një kontrolli antidoping. Në vitin 2018 u pezullua me 80 ndeshje, pasi doli pozitiv me furosemide.

Si pasojë e këtij pezullimi kaq të gjatë, 162 ndeshje, Cano do të humbasë 24 milionë dollarët e kontratës për një vit me skuadrën e Mets.

Lojtari ka qenë protagonist në titullin kampion bote të vitit 2013 të kombëtares së Republikëss Domenikane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat