Haliti: Kosova është shteti i vetëm në Ballkan pa pishinë Olimpike

Sporti

Haliti: Kosova është shteti i vetëm në Ballkan pa pishinë Olimpike

Nga: Kemajl Goca Më: 20 nëntor 2020 Në ora: 19:03
Haliti: Kosova është shteti i vetëm në Ballkan pa pishinë  Olimpike

Noti ka një armatë sportistësh që stërviten ashtu si munden në pishinat e ndryshme të Kosovës, për t’u përgatitur për sfidat e ndryshme brenda dhe jashtë vendit. Fatkeqësisht iu mungon pishina olimpike dhe ky është mëkat i madh për notarët dhe notaret tona!

Në shtetin e Kosovës duhet të mendojnë jo të kemi një pishinë olimpike por sa më shumë, sepse me infrastrukturë sportive sipas standardeve ndërkombëtare, gjithsesi se edhe cilësia do të rritet në not.

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Notit të Kosovës, Astrit Haliti, flet për hallet të ndryshme që po ballafaqohet noti në Kosovë. 

Image

“Bota sot”: Cila është gjendja me pishina në Kosovë?
Astrit Haliti:
Pse Kosova e ka më të zhvilluar sportin se sa infrastrukturën të paktën në sportet e Ujit siç janë noti dhe noti në ujëra të hapura.

Kosova është shteti i vetëm në Ballkan që nuk ka pishinë të mbyllur më dimensione Olimpike, të gjitha pishinat ekzistuese janë pishina private, me dimensione gjysmë Olimpike përpos pishinës në Mitrovicë që është investim i Bashkimit Evropian dhe që është ndërtuar e pa kompletuar dhe me defekte që pamundësojnë zhvillimin e aktiviteteve të mirëfillta. Nëse shohim historinë e infrastrukturës për sportet e notit vëjmë se edhe ndërmjet viteve të 50-ta dhe të 80-ta qytetet në Kosovë kanë pasur pishina me dimensione Olimpike të tipit të hapur verorë tashme ato nuk ekzistojnë.

“Bota sot”:  A janë në nivelin e kërkuar rezultatet?
Astrit Haliti:
Noti në Kosovë është në këto nivele fal punës së palodhshme të trajnerëve e në veçanti prindërve të sportistëve që bëjnë sakrifica të mëdha duke shpenzuar shuma të mëdha të mjeteve dhe gjithashtu edhe kohë duke udhëtuar me kilometra të tëra deri ne pishina për një stërvitje.

Image

Arbër Grabovci, zv. ministër i sportit dhe Astrit Haliti

Tani dikush mund të thotë se jemi në nivele jo të mira por për të thënë kështu duhet bazuar edhe në një histori të shkurtë të rezultateve që i kishim dhe atyre që sot i kemi dhe normalisht do të vëreni avancim shumë të madh të rezultateve, nëse pyesim a janë këto rezultate ato që dëshirojmë në themi që jo!!!!

Ne po punojmë që të rrijmë aty ku synojmë e dijmë që do të jetë rrugë e gjatë e më shumë sfida por edhe e arritshme!

“Bota sot”: Çfarë kërkoni?
Astrit Haliti:
Dikur në vitet 2006 dhe 2008 nëse arrinim të një medalje në gara të nivelit te mitingjeve ishte privilegj i madh për të gjithë ne që jemi ne sportin e notit, sot nga po të njëjtat gara që organizohen tradicionalisht kthehemi me numër të madh të medaljeve. Kemi kërkuar kërkojmë dhe do të kërkojmë nga të gjitha institucionet që të përmirësohet infrastruktura për sportin e notit, kemi paraqitur edhe projekte konkrete dhe besojmë se do të realizohen në një të ardhme të afërt në mënyrë që të ju lehtësohet dhe të ju mundësohet njerëzve që të merren sa më shumë me sportet e ujit.

“Bota sot”: Po çështja e gjyqtarëve? 
Astrit Haliti: 
Fal bashkëpunimit të mirë me Federatën Botërore dhe Evropiane tashmë kemi trajner gjyqtar dhe zyrtar te licencuar ndërkombëtarisht, fal mbështetjes nga MKRS tashmë zhvillojmë shumë më shumë aktivitete gjatë vitit.
Jemi pjesëmarrës në të gjitha aktivitetet ndërkombëtare nga Kampionati Ballkanik deri të Lojërat Olimpike, e gjithë kjo është arritur fal punës dhe sakrificës së njerëzve që ishin afër sportit të notit, tashmë organizojmë edhe gara të nivelit ndërkombëtar që janë pjesë e kalendarit ndërkombëtar.

Do të kishte edhe organizime të garave të nivelit më të lartë po të kishim infrastrukturë të zhvilluar, andaj e kërkojmë me ngulëm fillimin e ndërtimit të kësaj infrastrukture që është edhe elementi kryesor për të arritur qëllimet tona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat