Fjona Xhelili emërohet sekretare e përgjithshme në federatë: Synoj përfaqësimin sa me dinjitoz

Sporti

Fjona Xhelili emërohet sekretare e përgjithshme në federatë: Synoj përfaqësimin sa me dinjitoz

Nga: K.G. Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 12:27
Arben Sllovinja dhe Fjona Xhelili

Ish karateistja Fjona Xhelili është emëruar sekretare e përgjithshme në Federatën e Pikados të Kosovës, federata më e re në vendin tonë.

Ajo tha se arsyeja që ka pranuar këtë pozitë, është që të përfaqësoj vendin në mënyrën më të mirë.   

“Pranova këtë pozitë, drejtë avancimit tim në pozitë, me shumë rreth sportit e veçanërisht në Pikado. Është fushë e re dhe ka interes për rininë tonë e më gjerë. 

Synoj përfaqësimin sa me dinjitoz si dhe interesat e sportistëve për pozitën që kam pranuar”, tha Xhelili për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Ajo dje e ka bërë të ditur përmes një postimi në profilin e saj në facebook, se e ka marrë detyrën e re.

“Jam emëruar Sekretare e Përgjithshme në Federatën e Pikados së Kosovës.

Falënderoj Bordin Ekzekutiv të Federatës së Pikados dhe kryetarin z. Arben Sllovinja për besimin e dhënë që unë të jem Sekretare e Përgjithshme e kësaj Federate.

Falënderoj për mbështetje dhe bashkëpunim të gjithë anëtarët e Federatës së Karatesë së Kosovës duke filluar nga garuesit, trajnerët, selektorët, referët, zyrtarët, anëtarët e komisioneve, Bordin Ekzekutiv, administratën e FKK-së posaçërisht Sekretarin e Përgjithshëm z. Nazmi Gashi dhe Presidentin e FKK-së z. Ismet Krasniqi

Për mua është privilegj që të përfaqësoj interesat e sportit dhe sportistëve përmes Federatës së Pikados prandaj garantoj angazhim dhe përkushtim për kryerjen e detyrave me nder”, ka shkruar Xhelili.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat