Zgjidhet presidenti i ri dhe këshilli drejtues

Sporti

Zgjidhet presidenti i ri dhe këshilli drejtues

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 13:39
Zgjidhet presidenti i ri dhe këshilli drejtues

U zhvillua sot asamblenë e FSHM (Federatës Shqiptare të Mundjes), ku u zgjodh presidenti i ri, Sahit Prizreni, dhe këshilli i ri drejtues.

Pra, stafeta e kreut të kësaj federate të rëndësishme të sportit në vend kalon nga Martin Biba tek një tjetër ish-kampion i mundjes.

I pari, sikurse dihet, ka vendosur kandidaturën për t’u zgjedhur në krye të KOKSH-it, në zgjedhjet që duhej të bëheshin brenda fundit të këtij viti, por ende nuk është e sigurt se kjo do të ndodhë. Vetë Biba ka uruar të zgjedhurit e rinj:

“Urimet më të mira dhe suksese! Falenderimi i veçantë shkon për 12 klubet anëtare dhe për mundjen shqiptare!".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat