Tragjike, sportisti i njohur shqiptar vdes në moshën 56 vjeçare

Sporti

Tragjike, sportisti i njohur shqiptar vdes në moshën 56 vjeçare

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 13:42
Tragjike, sportisti i njohur shqiptar vdes në moshën 56 vjeçare

Një lajm i trishtë vjen nga bota e sportit shqiptar teksa mësohet se është ndarë nga jeta Avni Laçi. Ish mundësi i sport klub Dinamos ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 56-vjeçare.

I ndjeri nuk ka mundur të fitojë betejën me COVID-19, virusin e frikshëm që ka paralizuar gjithë botën. Lajmin e ka bërë me dije Alket Islami, i quajtur ndryshe “njeriu i ajrit”.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai shkruan: “Jo, jo, jo o Avni! Si ka mundësi të ikje ti?! Pse o Zot?”.

Prej 1 viti e gjithë bota po vuan prej pandemisë së COVID-19, ku deri më tani kanë humbur 1.5 milionë njerëz në gjithë globin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat