Sfidat e fëmijëve dhe të rinjve në vendin tonë, që të merren me sport!

Sporti

Sfidat e fëmijëve dhe të rinjve në vendin tonë, që të merren me sport!

Nga: Raif Musa Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 11:41
Sfidat e fëmijëve dhe të rinjve në vendin tonë, që të merren me sport!

Duke ndjekur endrrën, në mjedisin tonë të ndërlikuar shoqëror, çdo fëmijë përballet me sfida të pa këndshme dytësore përballë sfidave kryesore shpërblimeve dhe trofeve sportive...

E cilat janë ato sfidat dytësore në kuptimin figurativ, kurse si kryesore në realitet është politika shtetërore ajo e para, që e ngulfatë dhe i prishë këto ëndrra rinore!

Sa mirë që fëmijët nganjëherë nuk i kuptojnë këto “prapa skena” dhe i qasen vetëm argëtimit në palestër, ku krijojnë miqësi të reja, mësojnë shkathtësi të reja, mësojnë konkurrencën dhe sfidimin sportiv.

Por kur prishen këto ëndrrat e tyre nga politika dhe burokracia e votës së pamerituar, atëherë ata braktisin edhe sallat e sportit edhe ëndrrat e tyre për të ardhmen!

Çfarë duhet të bëjmë ne trajnerët, si do ti motivojmë ata që të merren me sport? Apo duhet që ne trajnerët që ti “nënshtrohemi” politikës dhe ti mashtrojnë fëmijët me “dokrra politike”?!

Kjo nuk është e drejtë, sepse ne jemi trajnuar që të qëndrojm të pamposhtur përballë sfidave!

Gjatë përvojës time dhe përgatitjes akademike e di që trajneri duhet të jetë mirë i organizuar, të bëjë planin efektiv sportiv, të siguroj një ambient të sigurt për ushtrime, të siguroj pjesëmarrjen e sigurt në gara, dhe që të aplikoj në programin sportiv përveç ushtrimeve të "renda “edhe lojëra argëtuese që fëmijët ta ndiejnë veten në ambientin e kërkuar.

Pastaj edhe lavdërimi edhe inkurajimi i tyre e rritë motivimin dhe besimin tek ata, por sa e arrijmë këtë kur ndërhyrja politike imponohet me ligje “humane”?!.

Dhe shtrohet pyetja: deri kur mentaliteti “pseudo socialist” do të dominoj mbi interesat e të ardhmes tonë, apo rinis tonë, pa të cilën do të plakemi sikur Europa?
Autori është trajner i klubit të karatesë Kastrioti nga Ferizaj

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat