Pronarët më të pasur të klubeve sportive: Shefi i Cityt vetëm i teti, ndërsa Abramovich mungon në top-10

Sporti

Pronarët më të pasur të klubeve sportive: Shefi i Cityt vetëm i teti, ndërsa Abramovich mungon në top-10

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 16:09
Foto Ilustrim

Për të pronësuar një klub sportiv duhet të kesh shumë pasuri. Jo vetëm që duhet të sigurosh një skuadër konkurruese dhe t’i gëzosh tifozët, gjithmonë ekziston opsioni i ndërtimit të stadiumeve dhe investimit në qendrat stërvitore.

Një studim i realizuar nga Online Betting Guide ka bërë listën me 10 pronarët më të pasur të klubeve sportive në botë.

Ndërsa pronari i Chelseat, Roman Abramovich, i cili ka pasuri prej afro 11 miliardë eurosh nuk është pjesë e kësaj liste.

10. JOSEPH TSAI

Pasuria: 12.17 miliardë euro
Pronar i klubit të basketbollit, Brooklyn Nets (nga viti 2019), si dhe investitor edhe në klubin e MLS, Los Angeles FC.

9. DIETRICH MATESCHITZ

Pasuria: 23 miliardë euro.
Pronar i 49 për qind të aksioneve të Red Bull (kështu që ka investuar në klubet sportive New York Red Bulls, Red Bull Racing, Scuderia Alphatauri, RB Salzburg dhe RB Leipzig).

8. SHEIKH MANSOUR

Pasuria: 25.2 miliardë euro.
Ndër tjerash është edhe pronar i Manchester Cityt.

7. DAVID THOMSON dhe familja e tij

Pasuria: 33 miliardë euro.
Pronari i ekipit të NHL, Winnipeg Jets.

6. DANIEL GILBERT

Pasuria 34 miliardë euro.
Pronar i Cleveland Cavaliers, ekipit të hokejit Cleveland Monsters dhe skuadrës tjetër të basketbollit, Canton Charge (nga NBA G).

5. FRANCOIS PINAULT dhe familja e tij

Pasuria: 35 miliardë euro.
Pronar i klubit nga Ligue 1, Stade Rennais FC.

4. CARLOS SLIM

Pasuria: 42.76 miliardë euro.
Pronar i klubit meksikan, Club Leon.

3. ARMANCIO ORTEGA

Pasuria: 52.6 miliardë euro.
Pronar i klubit nga fëmijëria Deportivo La Coruna.

2. STEVE BALLMER

Pasuria: 58.1 miliardë euro.
Në vitin 2014 u bë pronar i LA Clippers.

1. MUKESH AMBANI

Pasuria: 60.3 miliardë euro.

Pronar i ekipit indian të kriketit, Mumbai Indians dhe investitor në ligën e futbollit në Indi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat