Avni, pse ike kaq shpejt!

Sporti

Avni, pse ike kaq shpejt!

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 00:29
Në të djathtë Avni Shabani, Dalip Vokrri, dhe në të majtë Bekim Aliu.

Lajmin për ndarjen nga jeta të gazetarit Avni Shabani e ka përjetuar rëndë kolegu i tij, Bekim Aliu.

Ai, në postimin e SHGSK-së, në komentin e tij ka shkruar:

Eu, eu...Lajmet e këqija s'kanë të ndalur.

Një i tillë, shumë i trishtë sapo erdhi. Paska ndërruar jetë kolegu dhe shoku im, Avni Shabani. Ai iku nga kjo botë vetëm pak javë pas pensionimit. Me Avniun takoheshim në stadiume dhe palestra, ndërsa bisedat për dashurinë e përbashkët-sportin, nuk kishin të sosur. Sot, por edhe në ditët në vijim, kur ai do të duhej të pushonte paksa nga puna gati rreth 40-vjeçare si gazetar, iku në amshim, duke lënë një boshllëk shumë të madh në gazetarinë sportive në Kosovë. Sot gazetarisë sportive iu shua edhe një penë e mprehtë. Sot Avniu iu bashkua në PARAJSË të mëdhenjve të gazetarisë sportive siç ishin Ali Shala, Fehmi Sejdiu, Besim Dobroshi, Burim Hatipi, Veli Vraniqi, Gani Ajeti, Agim Binaku, Hivzi Krasniqi, Abas Dula, Mustafë Lecaj, Muharrem Bulliqi,...

Prehu në PARAJSË Avni, të qoftë i lehtë dheu i Kosovës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat