Shaban Tërstena: U nda nga jeta legjenda e mundjes

Sporti

Shaban Tërstena: U nda nga jeta legjenda e mundjes

Nga: K.G. Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 11:57
Shaban Tërstena: U nda nga jeta legjenda e mundjes

Fituesi i medaljes së artë olimpike në vitin 1984 dhe të argjendtës në vitin 1988 në mundje, Shaban Tërstena, njofton për vdekjen e legjendës së mundjes Ibrahim Pehlivani.  

“U nda nga jeta në moshën 83 - vjeçare legjenda e mundjes Haxhi İbrahim Pehlivani nga Studeniçani i Shkupit i cili ishte njëri ndër kontribuesit më të mëdhenj të mundjes popullore. 

Haxhi İbrahim Pehlivani do të mbetet një arkiv në vete dhe kontribuesi më i madh për mbrojtën e mundjes popullore në vendin tonë. 

Edhe në reprezentacionin e mundjes në ish Jugosllavi ishte një mundës i fuqishëm dhe i shumë fitoreve si në vend ashtu edhe jashtë vendit. 

Përveç si mundës Haxhi İbrahim Pehlivani ka kontribuar si trajner në klubin e mundjes në Studeniçan i cili ka nxjerrë shumë mundës të cilët kanë korrë suksese të shumta. S’kam çka të them tjetër, ngushëllime për familjen e afërt dhe për të gjithë dashamirët e mundjes. 

Zoti e mëshiroftë shpirtin e kampionit në botën e amshueshme Haxhi İbrahim Pehlivani!”, ka shkruar Tërstena në profilin e tij në facebook.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat