Vdes ish-sportisti kampion shqiptar

Sporti

Vdes ish-sportisti kampion shqiptar

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 20:11
Ylli Agolli majtas dhe Defrim Methasani djathtas

Ka vdekur në moshën 85-vjeçare ish-kampioni i mundjes, Ylli Agolli.

Lajmi i hidhur për vdekjen e Agollit u dha nga gazetari Defrim Methasani.

Ky i fundit përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” shkroi për ta dhënë lajmin për vdekjen e ish-kampionit të mundjes: "Humbëm një tjetër kollos të sportit.

Nga Amerika e largët vjen lajmi i hidhur i ndarjes nga jeta të Prof Ylli Agollit, ish kampionit sportist, trajner dhe pedagog në sportin burrëror të mundjes.

Në moshën 85 vjeç, zemra e tij ndaloi së rrahuri, me mallin e madh për vendin e tij dhe protagonistët e mundjes.

Homazh dhe respekt për ikonën e një sporti të tillë, që la pas gjurmë historie, pune, rezultatesh dhe krenarie. U prehsh në paqe mjeshtër!".

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat