Halil Mahalla - sportist i sfidave në Gjeneratën e Republikës 

Sporti

Halil Mahalla - sportist i sfidave në Gjeneratën e Republikës 

Nga: Kemajl Goca Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 15:02
Halil Mahalla - sportist i sfidave në Gjeneratën e Republikës 

Vitet që nuk harrohen kurrë, padyshim janë vitet e 90-ta (1991-1999), kur populli shqiptarë i Kosovës u përballë me dhunën me të paparë të regjimit serb.

Sportistët tanë, edhe në ato kushte të rënda, zhvilluan veprimtarinë sportive dhe me plot sukses. 

Halil Mahalla i takon Gjeneratës së Republikës. Ai ka qenë ndër karateistët më të talentuar në vitet e 90-ta, duke sunduar në konkurrencën e juniorëve, pastaj tregoi formë shumë të mirë edhe të seniorët, ku asnjëherë nuk i munguan rezultatet. 

Halili i takon familjes së sportistëve, shtatë vëllezërve Mahalla (Fahriu, Ganiu, Syla, Hakiu, Rexha, Nebihu) dhe që në vitet e 90-ta, shtëpinë e tyre e shndërruan në shkollë dhe në anën tjetër ndërtuan një sallë të improvizuara të sporteve luftarake, duke iu kundërvu fuqishëm agresorit serb.

Halili asnjëherë nuk u ndal dhe as që e lodhi kokën nga kërcënimet e milicisë serbe, por me vendosmëri dhe guxim zhvilloi garat në kuadër të Republikës së Kosovës. 

Ai ndihet krenar që ishte pjesë e një armate sportistësh, që kontribuan për të mbajtur gjallë sportin dhe në anën tjetër i rezistuan fuqishëm okupatorit serb. Ai sot jeton një jetë të qetë, është kryetar i KK Kastriotit nga Ferizaj dhe shembull se si investohet dhe luftohet për suksese me klub. 

Djaloshi i sfidave në Gjeneratën e Republikës së Kosovës, që me familjen e tij dhanë shumë për çështjen kombëtare dhe sportive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat