Beogradi po i fut turinjtë në Kosovë, por jo edhe në Bosnjë dhe Hercegovinë!

Sporti

Beogradi po i fut turinjtë në Kosovë, por jo edhe në Bosnjë dhe Hercegovinë!

Nga: Kemajl Goca Më: 1 janar 2021 Në ora: 20:51
Beogradi po i fut turinjtë në Kosovë, por jo edhe në Bosnjë dhe Hercegovinë!

Beogradi apo Serbia shoveniste edhe në vitin 2020 ka zhvilluar aktivitetet e saj në një pjesë të Mitrovicës dhe në periferi të Prishtinës, Graçanicë dhe në Anamoravë! 

Beogradi edhe në vitin 2020 i rrasi turinjtë në Kosovë dhe pothuajse pak apo hiq nuk u pengua. 
Institucioni më i lart sportiv, KOK-u, për shkak të ngarkesës së madhe, punëve të mëdha dhe angazhimeve profesionale, të kurseve dhe diplomacisë ndërkombëtare, asnjëherë nuk ka pasur kohë me reaguar publikisht për këtë fenomen, ndërsa federatat e mëdha e kanë kryer punën e vet, kanë reaguar dhe madje kanë ndaluar disa ndeshje, që numërohen në gishta.

Lajmi më i mirë për vitin 2020, është se Mokra Gora në futboll apo Trepça fantome, nuk i paralajmërojnë ndeshjet me shumë krenari, se do të luhen në Zveçan apo në Zubin Potok, por tërësisht rrijnë në heshtje ose edhe bëjnë ndonjë paralajmërim taktik, kinse po luajnë në Rashkë apo në Tutin të Novi Pazarit! 

Beogradi si Beogradi, gjithmonë të njohur për idiotizma dhe për propagandë të fëlliqur dhe të sojit të tyre, ende zhvillon ndeshjet në Kosovë me Flamur të Serbisë, por në Bosnjë dhe Hercegovinë as që ia mban prapanica, sepse aty has në ndalesë ngas shteti boshnjak.  

Republika Srpska është në kuadër të Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës, por në asnjë formë nuk mund t’i luajë garat në kuadër të Serbisë por vetëm në ato që i organizon federata e Bosnjës.  

Klubet e Republika Srpska marrin pjesë në ligën e Bosnjës dhe assesi në Ligën e Serbisë.

Këtu në Kosovë Beogradi bën çka të dojë dhe mban çfarë do aktiviteti dhe e shkel sa herë të don sovranitetin tonë.

Edhe Borci i Banjallukës, goxha i ka mprehur dhëmbët në hendboll dhe futboll, që t’i bashkohet ligës së Serbisë në vitet e 90-ta, por jo, u desh të pajtohet me Ligën e Bosnjës, ndryshe as një klub nga Serbia nuk mund të futet në shtetin e Bosnjës dhe të luajë ndeshje ilegale! Kosova duhet të marr vendime shumë të ashpra në vitin 2021, mos të lejojë asnjë aktivitet ilegal që organizohet nga Serbia shoveniste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat