A ka kod për mirësjellje në federatat sportive në Kosovë?

Sporti

A ka kod për mirësjellje në federatat sportive në Kosovë?

Nga: Kemajl Goca Më: 6 janar 2021 Në ora: 12:53
A ka kod për mirësjellje në federatat sportive në Kosovë?

Federatat sportive në Kosovë, janë fytyra e shtetit dhe aty duhet të ketë kod të mirësjelljes në secilën federatë brenda dhe jashtë saj. 

A kemi rregull në secilën federatë, jo vetëm brenda institucionit por edhe jashtë saj, gjithçka do të shihet në javët dhe në muajt në vazhdim, mos të futem nga e kaluara.  

A kemi fotografi që shumë herë diskutohen në opinion dhe me gërdinë më të madhe, por askush nuk e thotë hapur, jo që nuk e ka guximin por ky është mentaliteti shqiptar.

Kemi zyrtar dhe ish zyrtar që dalin në ndeja në formë më të keqe të mundshme, me foto më të poshtra që sheh njeriu! Kjo është marre! A duhet të shkarkohen të gjithë ata kryetar që nuk e kanë kodin e mirësjelljes? Menjëherë!  

Një gazetari i një shteti të rajonit, që nuk do ta përmendi me emër dhe për cilin sport, thotë: “Federata është shenjë e shtetit, përfaqëson shtetin, nuk është disko! A e kuptoni çka është shteti. A keni ardhur për vlerat e shtetit apo për disko”.  

Ish-futbollistja e klubit Charlton, Madeleine Wright, u pushua nga ky klub për shkak të sjelljes që nuk i shkon përshtati një sportisteje dhe figure publike.

Kështu duhet të veprojnë secila federatë në Kosovë apo të shkarkohen kryetarët sepse ata janë prijësit e këtij marifetit, ndryshe nuk ka term tjetër! Kemi hasur edhe në disa faqe zyrtare duke publikuar foto qesharake për opinion, kjo është e turpshme dhe jo serioze për secilën federatë.

Disa kanë paralajmëruar se do të publikojnë skandale për të ardhmen, në ndeja të natës dhe çfarë kanë bërë edhe jashtë shtetit. Mbetet të shihet! Ministria e Sportit të Kosovës, t’i vëzhgojë me llupë dhe për sjellje të pahijshme, t’ua ndaloj mjetet secilës federatë, ta shpëtojë fytyrën e shtetit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat