Japonia ndalon shfaqjen e pishtarit olimpik

Sporti

Japonia ndalon shfaqjen e pishtarit olimpik

Më: 7 janar 2021 Në ora: 11:48
Japonia ndalon shfaqjen e pishtarit olimpik

Japonia ka ndaluar shfaqjen publike të pishtarëve olimpikë dhe paraolimpikë pas një rritjeje të madhe të të infektuarve me korobavrius. Kryeministri Yoshihide Suga ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për Tokion dhe zonat përreth.

Tokio raportoi 2.447 raste të reja të infeksionit të enjten, që është një kërcim i madh për vendin.

Për shkak të pandemisë së virusit Korona, Lojërat Olimpike në Tokio, të cilat supozohej të mbaheshin verën e kaluar, u shtynë për një vit dhe do të fillojnë më 23 korrik. Lojërat Paraolimpike do të fillojnë më 24 gusht.

Një deklaratë nga autoritetet e Tokios thotë se vendet ku ishin ekspozuar pishtarët do të anulohen që nga sot dhe se do të jetë kështu të paktën deri më 29 janar.

Gjendja e jashtëzakonshme në Tokio do të zgjasë të paktën deri në javën e parë të shkurtit, prandaj të gjitha manifestimet e planifikuara në lidhje me pishtarin olimpik do të shtyhen.

Stafeta e flakës olimpike duhet të fillojë më 25 mars, me pjesëmarrjen e 10.000 vrapuesve.

Në një sondazh të kryer muajin e kaluar nga televizioni kombëtar japonez NHK, nga 1.200 të anketuar, 63% besojnë se Lojërat duhet të shtyhen ose të anulohen përsëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat