Kryetari Bulliqi premtoi rinovimin e Palestrës Sportive “Hakif Zejnullahu”

Sporti

Kryetari Bulliqi premtoi rinovimin e Palestrës Sportive “Hakif Zejnullahu”

Më: 8 janar 2021 Në ora: 14:45
Kryetari Bulliqi premtoi rinovimin e Palestrës Sportive “Hakif Zejnullahu”

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka vizituar sot palestrën e sporteve “Hakif Zejnullahu”, për të parë nga afër gjendjen e këtij objekti sportiv ku zhvillojnë garat disa klube llapjane.

Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi, gjatë vizitës së sotme në palestrën e sporteve, në të cilën kryetari Bulliqi shoqërohej nga drejtoresha e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Elhame Kutllovci dhe drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit, Bujar Hasani, ka parë nga afër gjendjen e këtij objekti sportiv, në të cilin zhvillojnë garat dhe stërvitjet shumë klube sportive.

Gjatë takimit me përfaqësues të klubeve dhe trajnerë të ekipeve kryetari Bulliqi u informua për problemet infrastrukturore me të cilat përballen sportistët e klubeve llapjane.

Ndër problemet që kërkojnë zgjidhje më të shpejtë është ndërrimi i dyshemesë (parketit) të palestrës, funksionalizimi i ngrohjes qendrore, rregullimi i nyjeve sanitare dhe zhveshtoreve. Gjithashtu u kërkua përkrahje më e madhe financiare nga Komuna.

Kryetari Bulliqi premtoi që shumë shpejt do të bëhen investimet në rregullimin e infrastrukturës së Palestrës “Hakif Zejnullahu”, në mënyrë që të sigurohen kushte të volitshme për zhvillimin e aktiviteteve dhe garave sportive në këtë objekt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat