Drejtori ekzekutiv i Tokio 2020 refuzon bisedimet për anulimin e Lojërave Olimpike

Sporti

Drejtori ekzekutiv i Tokio 2020 refuzon bisedimet për anulimin e Lojërave Olimpike

Më: 12 janar 2021 Në ora: 08:36
Foto ilustrim

Organizata e Tokio 2020 ka refuzuar të anulojë Lojërat Olimpike që janë paraparë të zhvillohen verën e ardhshme.

Këto lojëra duheshin të organizoheshin në verën e kaluar, por u shtynë për një vit shkaku i pandemisë së COVID-19.

Mirëpo, drejtori ekzekutiv i Tokio-s, Toshiro Muto tha se informacionet janë false dhe Lojërat Olimpike nuk do shtyhen.

“Kur këto informacione dalin në dritë, shumë njerëz ndihen të shqetësuar. Dua të them se ne nuk mendojmë kështu dhe këto artikuj janë gabim”, tha ai.

Ndërkohë, në sondazhin e fundit ka rezultuar që 35.3 për qind kanë kërkuar anulimin, derisa 44.8 për qind preferojnë shtyrjen e Lojërave Olimpike Tokio 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat