Motrat binjake gjyqtare, që po çuditin botën! Sonte edhe ndaj meshkujve...

Sporti

Motrat binjake gjyqtare, që po çuditin botën! Sonte edhe ndaj meshkujve...

Nga: Kemajl Goca Më: 16 janar 2021 Në ora: 12:25
Motrat binjake gjyqtare, që po çuditin botën! Sonte edhe ndaj meshkujve...

Në botën sportive kemi raste shumë të rralla, që dy motra ndajnë drejtësi në nivelet me të larta ndërkombëtare, e veçanta është në konkurrencën e meshkujve. 

Motrat binjake Bonaventura do të gjykojnë ndeshjen e sotme mes Maqedonisë së Veriut dhe  Egjiptit. Ato kanë lindur me 2 gusht të vitit 1980 në Marseille dhe sot janë 40 vjeçe. 

Motrat Charlotte dhe Julie Bonaventura sonte në orën 18.00 ndajnë drejtësinë në ndeshjen e Kampionatit Botëror (meshkuj) që po mbahet në Egjipt. 

Image

Gjyqtaret francezë janë konsideruar më të mirat në garën e femrave për shumë vite dhe së fundmi atyre iu dha mundësi për të gjykuar në garat e mëdha të meshkujve.

“Kjo do të jetë hera e parë në historinë e ekipit tonë për meshkuj që femrat u japin drejtësi ‘verdhekuqve’”, shkruan media maqedone “Ekipa".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat