Sportistja e njohur shokon, u abuzua se*sualisht nga një zyrtar i lartë! Turp i madh 

Sporti

Sportistja e njohur shokon, u abuzua se*sualisht nga një zyrtar i lartë! Turp i madh 

Nga: Kemajl Goca Më: 16 janar 2021 Në ora: 20:15
Sportistja e njohur shokon, u abuzua se*sualisht nga një zyrtar i lartë! Turp i madh 

Ish kampionja olimpike e lundrimit dhe katër herë kampione botërore, sportistja Sofia Bekatorou, 43 vjeçe, është ngacmuar dhe abuzuar seksualisht.

Një nga atletët më të suksesshme të Greqisë, Sofia Bekatorou, 43 vjeç, akuzoi një zyrtar të sportit për sulmin seksual ndaj saj në vitin 1998 gjatë përgatitjeve për Lojërat Olimpike të Sydneit.

Bekatorou tha se zyrtari mashkull nga Federata Greke e Lundrimit bëri një "akt të pahijshëm" pasi e ftoi atë në dhomën e tij të hotelit për të diskutuar përgatitjet e ekipit. Atletja tha, ishte lënë të ndihej "e poshtëruar". Ajo nuk e përmendi emrin e zyrtarit, por e përshkroi atë si një zyrtar të lartë në federatë.

Image

Ministria Greke e Sporteve menjëherë u bëri thirrje autoriteteve gjyqësore dhe sportive të hetojnë deklaratat e kampiones Olimpike, ndërsa anëtari i IOC dhe udhëheqësi i Komitetit Olimpik Grek Spyros Kapralos tha se ai do të mbështes Sofia Bekatorou "me të gjitha forcat e tij", raporton media kroate “24 sata”.

“Ne duhet të kemi një mjedis të sigurt, etik, të denjë dhe të pastër sportiv “-  tha ai në një deklaratë të shtunën.
Federata Greke e Lundrimit tha se ata nuk ishin informuar zyrtarisht ose jozyrtarisht deri më tani, duke i bërë thirrje asaj që të ishte specifike.

Sofia Bekatorou mori pjesë në Lojërat Olimpike në Sydnei (2000), Athinë (2004), Pekin (2008) dhe Rio de Janeiro (2016) ku mbajti flamurin grek në ceremoninë e hapjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat