KOK me disa vendime

Sporti

KOK me disa vendime

Më: 20 janar 2021 Në ora: 17:53
KOK me disa vendime

Bord Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës ka mbajtur mbledhjen e 56-të të tij, të parën për vitin 2021, në të cilën shqyrtoi pika të shumta të Rendit të Ditës.

U diskutua për Asamblenë e Përgjithshme Vjetore të Punës, të mbajtur më 26 dhjetor 2019.

U përzgjodhën 10 bursistë për Shpresa Olimpike 2021, bursa këto që ndahen nga Ministria për Kulturë, Rini e Sport.

Në ditët në vijim do të bëhet përzgjedhja edhe e bursistëve, të cilët marrin bursa nga KOK-u.

U miratua buxheti i KOK-ut për vitin 2021, i cili pritet të marrë miratimin final në Asamblenë e Punës për vitin 2020.

U vendos që ceremonia “Laureatët 2020” të mbahet në fund të muajit shkurt 2021.

U diskutua për federatat të cilat nuk kanë pasur aktivitete viteve të fundit dhe u vendos që të thirren në takime drejtuesit e tyre.

U miratuan rekomandimet për shpërblim në MKRS për boksierin Remzo Mustafiq, për medaljen e bronztë të fituar në Kampionatin Evropian për të rinj dhe taekwondistin Jon Gashi, për medaljen e bronztë në Evropianin e kadetëve.

U miratua mbulimi i shpenzimeve për karantimin e mundësit Egzon Shala.

BE shqyrtoi edhe ankesa dhe kërkesa tjera drejtuar këtij organi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat