Qeveria japoneze hedh poshtë lajmin e “The Times” për anulimin e Olimpiadës

Sporti

Qeveria japoneze hedh poshtë lajmin e “The Times” për anulimin e Olimpiadës

Më: 22 janar 2021 Në ora: 12:20
Qeveria japoneze hedh poshtë lajmin e “The Times” për anulimin e Olimpiadës

Qeveria Japoneze ka mohuar lajmet e shpërndara në orët e fundit në lidhje me një vendim të marrë nga ekzekutivi nipon për të anuluar Lojërat Olimpike të Tokios këtë verë për shkak të pandemisë së Koronavirusit dhe mundësinë për organizimin e Lojërave në vitin 2032. Gazeta britanike “The Times”, e cila citon një zyrtar të qeverisë japoneze, shkroi për një marrëveshje të nënkuptuar mbi pamundësinë e organizimit të Lojërave Olimpike këtë verë, duke shpjeguar se qëllimi tani është “të përpiqesh të shpëtosh fytyrën”.

“Ne dëshirojmë të hedhim poshtë çdo hamendje të rindërtuar në artikull,” – tha nënkryetari i kabinetit japonez, Manabu Sakai në një konferencë, duke shtuar se në dritën e asaj që po ndodh globalisht për shkak të pandemisë, qeveria do të duhet të marrë një vendim së shpejti.

– “Deri atëherë ne mbetemi të vendosur për të bërë atë që është në fuqinë tonë dhe për të ecur përpara me organizimin e Lojërave,” – vazhdoi Sakai.

Të njëjtën ditë, gjatë seancës parlamentare, kryeministri Yoshihide Suga tha se qeveria po konsideron masa të veçanta anti-COVID, për të pritur Olimpiadën me një nivel të besueshëm sigurie.

Dje, në një intervistë me agjencinë Kyodo, presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, siguroi se Lojërat do të mbahen dhe aktualisht nuk ka asnjë plan B, por duke mos përjashtuar mundësinë e uljes së numrit të spektatorëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat