Bedri Sadiku - sportisti kulmor në Gjeneratën e Republikës 

Sporti

Bedri Sadiku - sportisti kulmor në Gjeneratën e Republikës 

Nga: Kemajl Goca Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 15:47
Bedri Sadiku - sportisti kulmor në Gjeneratën e Republikës 

Vitet e 90-ta (1991-1999), vite e mbijetesës, vitet e dhunës së paparë nga pushtuesi serb kundër popullit shqiptar të Republikës së Kosovës.

Sportistët ashtu si mundën edhe u organizuan dhe i zhvilluan garat në kuadër të Republikës së Kosovës, duke i thënë jo një herë e përgjithmonë garave me klubet ish jugosllave dhe të Serbisë! Edhe shahistët luajtën rol vendimtarë në vitet më të vështira, duke e organizuar Kampionatin individual dhe ekipor të Kosovës dhe më shumë sukses. 

Bedri Sadiku i takon Gjeneratës së Republikës. Ai është legjenda e shahut dhe e sportit të Kosovës, personalitet që sakrifikoi në vitet e 90-ta, duke iu kundërvu regjimit serb.

Sportist kulmor, i dha shije Kampionatit të Republikës së Kosovës në vitet e 90-ta. Ai, ishte halë në sy për regjimin serb. 

Sadiku me shumë shahistë fare nuk e lodhën kokën për kërcënimit e sigurimit shtetëror serb, por i zhvilluan garat e Republikës si të gjitha sportet tjera, në forma të ndryshme dhe asnjëherë nuk u ndalën përkundër presionit dhe kërcënimeve që vinin nga regjimi i Beogradit.

Sadiku është krenar që i dolën krah fuqishëm sportit dhe shtetit të Kosovës. Në vitet më të vështira, kur në çdo sekondë jeta ishte në rrezik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat