Dhjetë sportistët më të ndjekur në Instagram

Sporti

Dhjetë sportistët më të ndjekur në Instagram

Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 14:12
Dhjetë sportistët më të ndjekur në Instagram

“The Bleacher Report” ka publikuar një listë prej 10 sportëve më të ndjekur në mediat sociale. Fjala është për platformën, “Instagram” dhe listës i prijnë tetë futbollistë, një basketbollist dhe një lojtar kriketi.

Pozitën e fundit është Xhejms Rodrigez me 46.5 milionë ndjekës, ndërsa Zlatan Ibrahimovic mban pozitën e nëntë me 46.6 milionë ndjekës.

Kilian Mbape ka 47.3 milionë ndjekës dhe renditet në pozitën e tetë në listë, i ndjekur nga dy futbollistë që janë të pensionuar, Ronaldinjo, pozita e shtatë me 53.7 milionë dhe Devid Bekam, pozita e gjashtë 65.4 milionë. LeBron James renditet i pesti me 79.5 milionë ndjekës, pas tij është Virat Kohli me 97.8 milionë ndjekës. Nejmar është i treti me 146 milionë ndjekës, ndërsa Lionel Mesi, i dyti me 185 mln ndjekës.

Vendin e parë e mban Kristiano Ronaldo, me 263 milionë ndjekës në “Instagram”, ndërsa në të gjitha rrjetet sociale ai ka arritur 500 milionë ndjekës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat