Armend Thaçi e Albulena Gërvalla sportistët më të mirë të vitit në Prishtinë

Sporti

Armend Thaçi e Albulena Gërvalla sportistët më të mirë të vitit në Prishtinë

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 20:12
Komuna e Prishtinës ndan çmimet për sportistët më të mirë "Laureatët 2020"

(E plotësuar) - Drejtoria për Sport e Komunës së Prishtinës ka organizuar Ceremoninë e Laureatëve 2020 ku u ndanë çmimet për sportistët më të mirë të vitit të kaluar.

Në këtë ngjarje morën pjesë kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, nënkryetari Selim Pacolli, drejtori i Drejtorisë për Sport në Komunën e Prishtinës Fitim Rexha si dhe mysafirë nga Bashkia e Tiranës, përkatësisht drejtoria për sport atje e po ashtu i ftuar si mysafir ishte edhe ish- futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Gjergj Muzaka.

Sportisti më i mirë i vitit 2020 u shpall Armend Thaçi, kurse sportistja më e mirë e vitit në Komunën e Prishtinës u shpall Albulena Gërvalla

Me këtë rast, i pari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti falënderoi të gjithë të pranishmit dhe theksoi se gjatë vitit 2020 komuna të cilën ai e drejton iu ka qëndruar afër klubeve sportive me subvencione dhe me ndihma të tjera te veçanta me qëllim që të përballohet sa më lehtë ballafaqimi me pandeminë Covid-19.

Ahmeti: Klubeve iu kemi qëndruar afër me subvencione dhe me ndihma të tjera shtesë

“Kemi punuar si komunë e Prishtinës që sportin mos ta ndalim....Mund të them që në vitin 2020 në fakt kemi dhënë më shumë mbështetje financiarisht se sa në vitit 2019. Përveç që i kemi dyfishuar subvencionet, jemi munduar që klubeve t’iu dalim edhe një ndihmë ekstra për shkak të pandemisë me idenë që nuk janë as të hyrat të njëjta për secilin klub. Ne e dimë sa vështirë është të jesh sportist në Kosovë e lëre më të jesh sportist në kushte pandemie ku nuk ka fare të hyra. Pra sot dua t’i përgëzojë të gjithë ata sportist që edhe sot mbesin sportist profesionist që nuk kanë hequr dorë prej ambicieve të tyre, që nuk kanë hequr dorë prej të marrurit profesionalisht me sportin përkundër vështirësive.”, tha Ahmeti.

Më tutje Ahmeti ka bërë të ditur se së shpejti do të dal konkursi për ndërtimin e sallës koncertale e cila sipas tij pritet të jetë salla më e madhe në Republikën e Kosovës.

Ahmeti: Së shpejti del konkursi për ndërtimin e sallës koncertale në Prishtinë

“E kemi një lajm të mirë për vitin 2021 që sot ka përfunduar konkursi i sallës koncertale. Ka ide të mahnitshme, besoj se gjatë javës së ardhshme del konkursi për sallën e re sportive po e quaj për sportin vendor. Do të jetë salla më e madhe ne Republikën e Kosovës. Do të jetë tek stacioni i autobusëve, do të jete sallë e cila do të përdoret për lojërat e kombëtareve tona në sportin vendor po i quajmë, volejboll, handboll, basketboll, por edhe do të përdoret për kampionatet në sportet luftarake.”, deklaroi Ahmeti.

***

Drejtoria për Sport e Komunës së Prishtinës ka organizuar Ceremoninë e Laureatëve 2020 ku u ndanë çmimet për sportistët më të mirë të vitit të kaluar.

Në këtë ngjarje morën pjesë kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, nënkryetari Selim Pacolli, drejtori i Drejtorisë për Sport në Komunën e Prishtinës Fitim Rexha si dhe mysafirë nga Bashkia e Tiranës, përkatësisht drejtoria për sport atje e po ashtu i ftuar si mysafir ishte edhe ish- futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Gjergj Muzaka.

Me këtë rast, çmimet i ndara ishin si më poshtë:

Çmimi për "Përfaqësim të Prishtinës" i takoi trajnerit Gazmend Haliti

Çmimi Special për Vepër Jetësore shkoi për:

Ali Pllana

Bajram Neziri

Ejup Mehmeti

Muhamet Rama

Rsim Thaçi

Ruzhdi Mustafa

Sadik Krasniqi

Shefqet Thaçi

Me mirënjohje post-mortum u nderuan:

Shefqet Sinani

Shaban Demiri

Shaqir Shaqiri

Rexhep Shehu

Emin Dushullovci

Veton Kajtazi

Muharrem Bulliqi

Çmimi për Veteranët:

Fadil Krasniqi -shigjetar

Valbona Morina -karateiste

Bedri Sadiku - shahist

Çmimi "Punëtori Sportiv"

Fatos Dili - nga Klubi i Futsallit Mabetex Prishtina

Çmimi "Gjyqtari më i mirë" i vitit 2020 i takoi Latif Demollit

Çmimi "Trajneri i Vitit 2020" iu nda trajnerit Armend Dallku, ish trajner i FC Prishtina

Çmimi "Klubi më i mirë" në konkutencln e meshkujve e fitoi FC Prishtina.

Nga konkurenca e femra këtë çmim e mori klubi i basketbollit M-Technologie.

Ndërsa top-10 sportistët më të mirë të vitit 2020 u shpallën:

10 Albion Ymeri

9 Oltion Beshiri

8 Auron Syla

7 Era Shatri

6 Shpëtim Bajoku

5 Jeton Rukovci

4 Amela Llugaliu

3 Donjeta Sadiku

2 Armend Thaçi (sportisti më i mirë i vitit 2020) dhe

1 Albulena Gërvalla ( sportistja më e mirë e vitit 2020)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat