Babai të Gjokës nuk i vjen turp, del në anën e kriminelëve serb që vranë fëmijë, gra e pleq!

Sporti

Babai të Gjokës nuk i vjen turp, del në anën e kriminelëve serb që vranë fëmijë, gra e pleq!

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 11:51
Babai të Gjokës nuk i vjen turp, del në anën e kriminelëve serb që vranë fëmijë, gra e pleq!

Srgjan Gjokoviq, babai i tenistit Novak Gjokoviq, ka tentuar t’i mohojë krimet e Serbisë në Ballkan, duke pretenduar se djali i tij është dërguar nga perëndia për të dëshmuar para botës se serbët nuk janë kriminelë apo kafshë.

Një deklaratë e turpshme e tij. Babai të Gjokës nuk i vjen turp, del në anën e kriminelëve serb që vranë fëmijë, gra, pleq!

“Është gjithmonë Novaku kundër të gjithëve”, ka thënë Srgjan për mediat serbe.

Serbia është përgjegjëse për krime të rënda lufte në Bosnjë dhe Kosovë në vitet e 90-ta, si gjenocid dhe spastrim etnik, Srgjan tenton pa pikë marre ta paraqesë atdheun e vet si vend normal.

“Në momentin më të keq për popullin serb, Novaku u dërgua nga Zoti për të dëshmuar se ne jemi njerëz normal dhe jo kriminelë apo kafshë”, shtoi ai.

Ai foli edhe për vizitën e Novakut në Mitrovicë para disa viteve.

“Novak merr përkrahje fantastike në Kosovë, kur ishte atje para një kohe të gjatë, mijëra njerëz u mblodhën në Mitrovicë për ta pritur. Novaku nuk i ka sulmuar shqiptarët kurrë, ai thjesht i ka mbrojtur njerëzit e vet”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat