Endriti me tortë, Haxhijaj me një dhuratë fantastike për Besim Hasanin!

Sporti

Endriti me tortë, Haxhijaj me një dhuratë fantastike për Besim Hasanin!

Nga: K.G. Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 13:34
Endriti me tortë, Haxhijaj me dhuratë fantastike për Besim Hasanin!

Besim Hasani feston datëlindjen e tij dhe po duket sikur me qenë në moshën më të mirë.

Kur i ke bashkëpunëtorët e vyeshëm dhe që të rrijnë gati, normalisht nuk mungojnë edhe befasitë! 

Shasivar Haxhijaj, një njeri i moderuar, e nderojë me një dhuratë z. Hasanin, ndërsa Endrit Syla, që punon në administratë, u përkujdes për tortën. Siç shihet edhe në foto, paksa i skuqur, duke iu dridhur duart, i buzëqeshur e me shumë kënaqësi ia dorëzon tortën presidentit të KOK-ut. 

Image

Vërtetë një atmosferë gazmore dhe një urim i përzemërt, që besa edhe moti sot është sikur pranverë, rrezaton dielli. 

Në fakt, Besim Hasani po përgatitet edhe për kuvendin zgjedhor, që ta firojë edhe një mandat, mandatin e shtatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat