Haxhimusa: I kujt është suksesi, i trajnerit apo arsimtarit?

Sporti

Haxhimusa: I kujt është suksesi, i trajnerit apo arsimtarit?

Nga: Kemajl Goca Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 12:28
Bashkim Haxhimusa

Përgjegjësi për sport në Komunën e Ferizajt, Bashkim Haxhimusa, është i habitur me zhvillimet e fundit. Sidomos në vendin tonë po praktikohet edhe një model i keq sportiv sepse në vend që shkollat fillore apo edhe ato të mesme, t’i furnizojnë klubet sportive me talentet, fatkeqësisht po e ndodhë e kundërta! Merre mend klubet furnizojnë shkollat me talentet! Kjo është një çmenduri e llojit të vet dhe për çdo kritikë!

“Dikur shkollat fillore dhe të  mesme ju kanë ofrua klubeve garues, kurse sot klubet ju ofrojnë shkollave garues!

Na gëzojnë rezultatet e sportit shkollorë në gjitha disiplinat sportive, por si duke të gjitha sukseset e garave shkollore janë meritë e trajnerëve që kanë bërë në klubet e tyre.

Mendoj se sukses i Sportit Shkollor do të quhej gara e cila organizohet me nxënës jo aktiv në klube sportive, sepse këta nxënës në sportet aktive, të stërvitur nga trajnerët e tyre, është sukses i klubeve, e jo i shkollave dhe arsimtarëve të tyre.

Sporti shkollor mundet të ketë në ekipet e tyre nga një apo dy lojtar aktiv, e kurrsesi  shumica apo i gjithë ekipi me lojtar aktiv.
FSSHK-ja për të parë sukseset e arsimtarëve dhe nxënësve në sportin shkollorë duhet të i ndalojë sportistët (nxënësit) aktivë të ekipeve të klubeve sportive të jenë pjesë e ekipeve shkollore, sepse po ju mohohet e drejta nxënësve të tjerë të jenë garues të ekipeve shkollore.

Shtrohet pyetja: Kujt i takojnë sukseset, trajnerëve të ekipeve ku stërvitin nxënësit, apo arsimtarëve të shkollave ku nxënësit ndjekin procesin mësimorë...”, tha Haxhimusa për gazetën kombëtare “Bota sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat