Princi miliarder i Johor dëshiron blerjen e Valencias: Dua ta vazhdoj historinë e bukur, nuk do të ndryshoj logon e klubit

Sporti

Princi miliarder i Johor dëshiron blerjen e Valencias: Dua ta vazhdoj historinë e bukur, nuk do të ndryshoj logon e klubit

Më: 2 mars 2021 Në ora: 17:37
Princi i Johor

Princi i Johor, Tunku Ismail ibni Sulltan Ibrahim, ka folur hapur rreth planit të tij për të blerë klubin e njohur spanjoll Valencia.

Ai është një mik i ngushtë i pronarit aktual të Valencias, Peter Lim.

36-vjeçari postoi një seri tregimesh në Instagram, ku shpjegoi se pse dëshiron të blejë klubin.

“Unë jam një princ, jo një biznesmen. Paratë nuk më motivojnë; lavdia dhe historia po. Dashuria ime për futbollin nuk është sekret”, komentoi Princi i Johor në llogarinë e tij në Instagram.

“Unë nuk jam i ri në futboll. Unë kam krijuar një klub [klubi i Superligës se Malajzisë JDTFC ] ku çdo vit duke luftuar për t’u bërë kampion dominues”.

“Unë kam fituar 16 trofe në tetë vjet. Ne jemi më të mëdhenjtë në Azia Juglindore dhe një nga më të mëdhatë në Azi”, ka shkruar ai.

Princi i Johor ka folur edhe disa nga gjërat që ai nuk do të ndryshojë në Valencia.

“Unë dua të zgjeroj perandorinë time, të hap krahët dhe të shikoj për sfida të reja”.

“Unë nuk jam dikush që do të ndryshojë logon ose traditën e klubit tuaj … Unë jam këtu për lavdi, sukses dhe histori”.

“Çfarë i duhet Valencia? Ju duhet dikush që di për futbollin, [është] i etur për sukses, i apasionuar dhe kupton se sa e madhe është Valencia si klub”, ka thënë ai.

Pasuria personale e Princit të Jahorit që është edhe biznesmen është miliona euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat