Shaban Tërstena i ka dy fjalë për Krasniqin, kandidatin për president të Komitetit Olimpik të Kosovës 

Sporti

Shaban Tërstena i ka dy fjalë për Krasniqin, kandidatin për president të Komitetit Olimpik të Kosovës 

Nga: K.G. Më: 3 mars 2021 Në ora: 21:59
Shaban Tërstena i ka dy fjalë për Krasniqin, kandidatin për president të Komitetit Olimpik të Kosovës 

Legjenda e sportit shqiptar, i papërsëritshmi Shaban Tërstena, ish mundësi mirënjohur, fitues i medaljes së artë olimpike në vitin 1984 dhe medaljes së argjendtë në vitin 1988, sot ka takuar presidentin e Federatës së Karatesë së Kosovës, Ismet Krasniqin, njëherësh kandidatin për president të Komitetit Olimpik të Kosovës. I madhi Tërstena, i ka dy fjala të forta për Krasniqin.   

“Përshëndetje o njerëzi të mirë nga zemra e Prishtinës.

Një dite me ndryshe me mikun tim, kryetar i Federatës së Karatesë së Kosovës, Ismet Krasniqi, i cili është shumë suksesshëm në sferën e tij jetësore.

Më së pari është si njeri shumë i  respektuar në Kosovën trime dhe përtej trojeve tona shqiptare.

Miku im, Ismeti, tashmë është një biznesmen shumë i suksesshëm, ai është gjithashtu një humanist i madh që ndihmon shumë, qoftë kombëtar apo fetar, njerëzit, studentët dhe mësuesit e dinë mirë angazhimin e tij .

Andaj, jam krenar që kam këso miq që dinë të respektojnë dhe të vlerësojnë kontributin e njëri-tjetrit.

Derisa po pinim kafen më tregoi planin për këtë vit për t’u përballur me sportin dhe karatenë me shumë sukses me sfidat e reja zhvillimore të sotme, por edhe ato të së ardhmes me te mire.

Çfarë mund të them tjetër, miku im  Ismet Krasniqi, të lumtë, puna të mbarë të koftë na bëftë mirë kafeja e për më tepër të kemi shëndet e rrugës drejt të suksesit, për të mirën e kombit dhe për të ardhmen e e sportistëve për gjeneratat e reja. Faleminderit për mikpritjen e ngrohtë dhe zemër bujare që ma  bënë në Prishtine e bukur”, ka shkruar Tërstena në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat