Ardian Lamaxhema - veprimtar në Gjeneratën e Republikës: U aktivizova me ftesën e heroit Ahmet Hoxha 

Sporti

Ardian Lamaxhema - veprimtar në Gjeneratën e Republikës: U aktivizova me ftesën e heroit Ahmet Hoxha 

Nga: Kemajl Goca Më: 5 mars 2021 Në ora: 19:01
Ardian Lamaxhema - veprimtar në Gjeneratën e Republikës: U aktivizova me ftesën e heroit Ahmet Hoxha 

I madh dhe i vogël në Kosovë u përballen me terrorin e paparë serb në vitet e 90-ta (1991-1999). 

Sportistët shqiptarë bënë sakrificë të madhe, nuk e lodhen kokën as për rrezikshmërinë e lartë, por u mobilizuan në të gjitha aspektet duke iu kundërvu pushtuesit serb.  

Ardian Lamaxhema i takon Gjeneratës së Republikës, duke dhënë sado kudo kontribut në vitet më të vështira. 

Si çdo shqiptar tjetër edhe Ardiani ishte në shënjestër të regjimit serb, por ai fare nuk u mërzit për këtë duke kryer punën e tij në shërbim të sportit të Kosovës.  

“Në vitin 1996 jam kyq në pingpong me ftesën e Heroit Ahmet Hoxha  dhe jam bërë sekretar i KPP Kastrioti nga Ferizaj”, tregon Lamaxhema për gazetën kombëtare “Bota sot”. 

Lamaxhema është krenar që u rreshtua në armatën e sportistëve dhe të popullit shqiptarë, duke kontribuar dhe mbajtur gjallë sportin në vitet e 90-ta.

Duhet theksuar se në vitin 2000 Lamaxhema u emërua trajner i KPP Kastrioti. “Në vitin 2001 kam marr iniciativën dhe kam formuar ‘Shkollën Ahmet Hoxha’ dhe në Vitin 2002 e kam formuar KPP ‘Ahmet Hoxha’, - thotë Lamaxhema.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat