​Jashari uron Prishtinën për triumf në turneun “Adem Jashari”

Sporti

​Jashari uron Prishtinën për triumf në turneun “Adem Jashari”

Më: 5 mars 2021 Në ora: 21:44
Foto ilustrim

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka përgëzuar klubin Prishtina për triumf në turneun në futsall “Adem Jashari”, i cili u zhvillua për nder të Epopesë së lavdishme të UÇK-së dhe komandantit të saj legjendar Adem Jashari.

Jashari ka thënë se ndihet krenar me sukseset dhe punën e sportistëve kosovarë.

“Klubit “Prishtina” i uroj fitoren kurse ekipet tjera i përgëzoj për paraqitjen dhe i falënderoj për nderin që i bënë Epopesë së UÇK-së, me pjesëmarrjen e tyre në këtë 23-vjetor”, ka shkruar ai në Facebook.

Postimi i plotë:

Sonte vizitova turneun në futsall “Adem Jashari”, i cili zhvillohet për nder të Epopesë së UÇK-së dhe komandantit legjendar Adem Jashari.

Sonte u zhvillua ndeshja finale, ku fitues u shpall klubi “Prishtina”, me rezultat 1 me 0 ndaj “Prishtina 01”.

Klubit “Prishtina” i uroj fitoren kurse ekipet tjera i përgëzoj për paraqitjen dhe i falënderoj për nderin që i bënë Epopesë së UÇK-së, me pjesëmarrjen e tyre në këtë 23-vjetor.

Krenar me të rinjtë, sportistët tonë që me punën e tyre po prezantojnë shkëlqyeshëm shtetin tonë në arenën ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat